Rovena Dilo: Rrjedh në këngë e ligjërime (teksti dhe kënga)

O fort po ndrit ai diell
Dhe burimi këngët lugjeve m’i përcjell
o fort po ngroh ai diell
Edhe trimat nëpër mend m’i sjell
t’i përkëdhelë.

Nga ky diell i kohës sime
ndrisin shekujt ndër agime
edhe pushka i shqiptarit zjarr flakëron.

Po ku ka si ti o Shqipëria ime
O fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime
Ballëlarta me flamur.

Hej fort po bjen ai tel
Dhe lahuta tingujt i çon larg, i përcjell.
hej fort po bjen ai tel
Edhe trimat nëpër mend m’i sjell
që t’i përkëdhel

Nga ky zë i kohës sime
flasin shekujt me gjëmime
edhe krisma e shqiptarit vlen
brez pas brez

Po ku ka si ti o Shqipëria ime
O fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime
Ballëlarta me flamur.

ObserverKult



Kliko edhe:

ROVENA DILO: VAJZA ME KAÇURRELA (TEKSTI DHE KËNGA)