Rovena Dilo: Shpirti im naiv besonte… (teksti dhe kënga)
Unë kohës i kërkoja: – Falmë gjithsesi! Se shpirti im naiv besonte… Dhe qielli pas stuhisë Kërkon të gjejë qetësi Të ngopet pak me diell Asgjë më shumë.
Kohën sot unë bëj ta ndalë Se s’më mjafton, jo Por koha, jo, nuk ka asnjë stacion Ajo thinjet pak nga pak, nga zbrazëtia Një jetë që hiqet zvarrë…
Këmbana e një shprese binte diku larg. Mos ishte iluzion, s’e dija!?… E lodhur si një hije, kohën ndiqja pas Luftova të jetoj në çdo çast,
Më lëndonte në qenien time Verbëria e një jete kurrizdalë Që më qeshte duke qarë. A jam viktimë e saj? A s’kisha lindur vallë?
Kërkoja fatin dhe vrapoja si e marrë Kërkoja fatin, bota ishte e përdalë Kërkoja fatin, vetëm shpresa ishte gjallë Kërkoja fatin.
Unë vetes i kërkova: – Vitet lëri pas Dhe ëndrrat çmendurisht i zgjova Të ardhmen e shikoja dhe asaj i flas Unë dua të fitoj, ti jepmë fat.
Mbijetonte në qenien time Shpresë e re, që s’ishte zgjuar, jo më parë Më buzëqeshte duke qarë
A jam viktimë e saj? A nuk kam lindur vallë?
Kërkoja fatin, vetëm shpresa ishte gjallë. Kërkoja fatin, dhe vrapoja si e marrë Kërkoja fatin. Kërkoja, kërkoja, kërkoja fatin!