E veshur me të zeza, aktorja e njohur Roza Anagnosti kujtoi mes lotësh kolegen dhe miken e saj, Edi Luarasi e cila u nga jeta në moshën 81-vjeçare.
“Artistja unike, yll, një gru e fortë, fisnike që përballoi furtuna në jetë është një grua që e nderon figurën e gruas shqiptare.
Në këto momente, nuk gjeja fjalë kam bashkëpunuar me të në jetë. Të gjithë e kanë dashur me shpirt, me sinqeritet dhe të them të drejtën e krahasova me Tringën e Gjergj Fishtës për gjithë ato vlera dhe rrugë të dhimbshme që kaloi”, tha Anagnosti.
Edi Luarasi debutoi në skenë në moshë fare të re, kur ishte 16 vjeçe. Në 1963 u diplomua si aktore dhe u emërua në Teatrin Popullor.
Pati një sërë rolesh të arrira, si Lena tek “Doktor Aleksi”, Cuca tek “Cuca e Maleve”, ndërsa nuk harrohet interpretimi I saj tek “Ngadhnjim mbi vdekjen”.
Por karriera e saj mori një grusht të fortë pikërisht kur ishte në kulmin e saj për arsye politike të regjimit komunist, që e përndoqi për vite me radhë./NEWS 24
——————————————————
Lexo edhe: REFUZOI TË DIVORCOHEJ NGA MIHAL LUARASI PAS DËNIMIT/MIQTË RRËFEJNË SI E RUAJTI FAMILJEN EDI LUARASI
Aktorja e njohur Edi Luarasi është përcjellë së fundit për në banesën e fundit me nderimet e kolegëve që kanë vlerësuar lirinë dhe dinjitetin e saj.
Aktorja, gruaja e pathyeshme e dy kohëve, është përcjellë për në banesën e fundit pasi u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare. Portreti unik dhe timbri i paharrueshëm i skenës dhe ekranit, u shua të premtën në krahët e të birit.
Për Bujar Kapexhiun, “Edi Luarasi një nga aktorët me të shquara të artit shqiptar, të teatrit e të filmit, nuk është më. Nga qielli i artit shqiptar u shkëput ylli më i bukur”
Ndërsa foli për “News 24” Roza Anganosti tha se ajo ishte “artiste unike, yll. Një grua e fortë fisnike që përballoi furtuna në jetë. Është një grua që e nderon figurën e gruas shqiptare. E kam dashur me shpirt”.
Pasi e nisi karrierën si këngëtare, ajo u zbulua si aktore nga Mihal Luarasi. Ai do të bëhej bashkëshorti i saj në jetë dhe partneri kryesor në art. Udha e tyre do të ishte e pandarë, nga suksesi në dënim.
Me një dinjitet të pakrahasueshëm, kur i shoqi u dënua nga regjimi komunist, ajo refuzoi divorcin prej tij. Nëse ajo do ta pranonte divorcin, i premtuan ta mbanin aktore. Por ajo nuk e bëri dhe punoi si rrobaqepëse dhe rriti dy fëmijë.