Rozafa Shpuza: Ngujimi

Andej derës asht gjithqysh nji dorë
gati me trokitë,
e brishtë si sekretet që i pëshpëris,
me sinqeritetin e luledillit n’ag,
të panjohunit virtual
që s’di a më ndin apo dremit.
Andej derës asht gjithqysh nji dorë
gati me trokitë,
e pasigurtë si rituali i qirave mbi torte,
teksa belbi dy-tri dëshira njiherësh,
prejse dyzoj me gjetë ma sublimen.
Andej derës asht gjithqysh nji dorë
gati me trokitë,
e pazoja me kuptue se pritja
ka magji me kornizue padurimin,
për me e varë shtrembët në murin
ku afishet me lajme shterpe
kanë ngjizë nji art surreal…