Rozana Radi: Mos harro kush ishe dje (teksti dhe kënga)

Mos harro kush ishe dje… interpreton Rozana Radi

Rrugë të mbarë në jetën tënde
Më ke mua për çdo dhembje
Merre fatin në valixhe edhe shko.

Të mësova dhe nuk dua
bukën ti ta ndash me fajin
Kur të bëhesh prind si unë
Do më kujtosh, do më kujtosh.

Nuk do kesh më nina-nana
Por refren të egër jete
Më beso e kam provuar edhe unë
Kur të qash, ata gëzohen
Kur të qeshësh, do tërbohen
Kur t’i duash, të urrejnë edhe më shumë.

Rrugë të mbarë, kokën mos kthe
Mos harro kush ishe dje
Fal se falja është e shenjtë
Mos urre.

Rrugë të mbarë ty në çdo vend
E bekoj unë fatin tënd
Në çdo nesër që të pret
jam atje… jam atje.

Nuk do kesh më nina-nana
Por refren të egër jete
Më beso e kam provuar edhe unë
Kur të qash, ata gëzohen
Kur të qeshësh, do tërbohen
Kur t’i duash, të urrejnë edhe më shumë.

Rrugë të mbarë ty në çdo vend
E bekoj unë fatin tënd
Në çdo nesër që të pret
jam atje… jam atje.

—————————————————————————-

LEXO EDHE: Rozana Radi: Nuk jam fajtore nëse ti s’më do… (Teksti dhe kënga)

Nuk jam fajtore nëse ti s’më do,
Mbyllma derën, asnjëherë nuk futem,
Në sy të vajzës keq mos më trajto,
Netëve dëgjoj kur ti asaj i thua
Se unë nuk jam, nuk jam për ty.
E unë vdes çdo ditë pa e jetuar,
Se u çmenda për ty…

Ma thuaj ti, sa vlen tani kjo jetë për mua?
Thuaja ti fëmijës tonë që nuk ju dua…
Thuaja ti sa shumë unë ty të kam duruar..
Thuaja ti!
Ta them unë ty ku e gjej forcën për t’u çuar,
Ta them unë ty kush është motiv për të jetuar,
Ma thuaj ti pse një baba është i munguar
Ma thuaj ti!

Mjaft, mos bërtit të lutem!
Nuk jam fajtore nëse ti s’më do,
Mbyllma derën, jo nuk futem,

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU