Vals ish motivi i asaj nate
Kur të dy jepnim gjithë fjalët
E të dehur dashuronim.
Vals ish motivi i asaj nate
Kur poetët s’gjenin vargje
Përrallen time të tregonin.
Unë n’dashuri e pushtuar
Unë një qiri i shuar
Një gjethe e rrëzuar
Për të mos jetuar.
Edhe një herë, edhe një herë
Në jetën time jeto dhe një herë
Zemrën më ndan ti në dy pjesë
Dhe gjysma ime pa ty sonte le të vdes
Edhe një herë dhe një herë
Në krahët e mia vallëzo dhe një herë
Gjunjët s’më mbajnë nëse gabon
ti je gabimi më i bukur që më shkatërroj!
Vals ish motivi i asaj nate
Kur kërceje e harruar
Ti me mollën e helmuar
Vals ish motiv i asaj nate
Kur u deha në mëkate
Dhe më dhe gjithçka që pate
Ti tani e trishtuar
Ti sa lutje padëgjuar
Nga unë që vi penduar
Me shpirtin tim në duar.
Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU