Rrapi 220 vjeçar që po i fton turistët-monument natyre

monument, rrapi 220 vjecar ne klos

Monument natyror 220-vjeçar, rrapi në fshatin Patin të bashkisë Klos është bërë atraksion turistik.

Ai po tërheq turistë vendas dhe të huaj dhe po ngjall kureshtje edhe për kalimtarët.

Monumenti Natyror mbart vlera të shumta shkencore (biologjike,ekologjike) dhe historike dhe. Tashmë ai është një një pikë interesante ku në sfond ka natyrën e bukur të fshati Patin.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura Dibër informon se po inspektohet gjendja e tij.

Inspektimi i gjendjes së Monumentit Natyror Rrapi i Çelës dhe përditësimi i gjendjes së tij

Ky Monument Natyre është një dru i veçuar Rrapi (Platanus Orientalis). Ai gjendet në qendër të fshatit Patin, në bashkinë Klos të rrethit Mat.

Është në një kodër e cila rrihet shumë nga rrezet e diellit. Kjo i përshtatet kushteve pasi ky lloj Rrapi (Platanus Orientalis) është dritëdashës.

Kështu ky Monument ka gjetur kushtet e tij optimale për të patur një rritje shumë të mirë. Gjendet në një lartësi 592 m mbi nivelin e detit.

Monumenti i Natyrës Rrapi i Çelës ka një lartësi 18 m, një trung me diametër 80 cm dhe perimetër 250 cm.

Monumenti ka një kurorë të rregullt në formë piramidale. Mosha e këtij Monumenti është 220-vjeçare.

Monumenti Natyror është ruajtur nga banorët e zonës sepse ka shërbyer edhe si vendtakimi për ta në vitet e mëparshme.

“Sot ky Monument ka dy degë të thyera nga kushtet atmosferike në periudhën e ftohtë të vitit dhe një zgavër në trungun e tij.

Edhe pse disa dëmtime në degë dhe trung, Monumenti Natyror mbart vlera të shumta shkencore (biologjike,ekologjike) dhe historike të tija,për të cilat ka marrë edhe statusin Monument Natyre. Ky Monument mund të mbërrihet duke ndjekur rrugën Burrel – Klos – Patin”, ka bere të ditur Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura Dibër.

ObserverKult