Aktorja Angelina Jolie ka folur së fundmi rreth filmit të saj më të ri ‘Those Who Wish Me Dead’.
Në një intervistë për ‘Entertainment Tonight’, Angelina rrëfeu se roli i saj në film i ka kujtuar periudhën ku aktorja nuk ndihej mirë emocionalisht.
Në film ajo luan rolin e një gruaje e cila pas një tragjedie në punë vuan nga depresioni por në fund gjen forcën për të përballuar cdo sfidë, transmeton ‘lapsi.al’.
“Të gjithë kemi patur periudha në jetën tonë kur ndihemi të lodhur dhe unë përjetova një periudhë të tillë. Kam patur pjesën time të gjërave që më bënë të ndihem…e dini, është e vështirë të flas shumë për këtë, por thjesht ndihesh e thyer. Kam kaluar shumë periudha të errëta në jetën time. Kur nëna ime ndërroi jetë nga kanceri në 2007. Ndihesh sikur dëshiron të fshihesh ose nuk je i sigurt se çfarë ka mbetur tek ty. Merrni një mundësi, unë do të inkurajoja cilindo që ta bënte këtë gjë. Ndoshta nuk jeni një aktor, por kjo nuk ka rëndësi. Shkoni diku, shikoni çfarë mund të bëni vetë. Vendoseni veten kundër elementëve ose provoni diçka që kurrë nuk e keni provuar dhe bëni përpjekje për të rizbuluar atë forcë që keni përbrenda”, u shpreh aktorja.