Egla Memaj është artistja fierake që realizon tablo ‘të pikturuara’ jo me penel, por me gjilpërë. Ajo shpalos një tjetër dimension të qëndisjes si metodë e lashtë pikture.
E ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, 32-vjeçarja ka bërë një rrëfim për të karrierën dhe jetën e saj. Egla ka treguar si nisi ky pasion dhe hapat e parë në të.
“Me qendisjen jam rritur që fëmijë, që pas gjysheve, pas mamit, pas grave, pas gocave, të cilat bënin pajën. Bëhet fjalë për moshën 6-7-vjeçare kur kam qenë.
Është një punë që më ka shoqëruar gjatë gjithë kohës. Në atë periudhë nuk dija çfarë do të thoshte qendistaria për mua ose arti i qëndisjes, sepse ka qendistari që e përdorin për biznes, ka qendistari për art”, tha ajo.
Më tej, Egla zbuloi dhe tre ekspozitat e krijuara dhe elementët e përzgjedhur nga bibla.
“Kam krijuar tre ekspozita ‘Psalmin’, e cila ishte ekpozita ime e parë, e kuruar nga profesoresha ime Najada Hamza, ishte ajo që më dha një dorë që unë të ekspozoja ato që bëja.
E dyta ishte ekspozita ‘Epitaf’ dhe ‘Eden’ e treta, që e kam bërë në qytetin e lindjes, në Fier. Ishin element që janë marrë nga natyra, të qëllimshme, pemët më simbolike të biblës”, u shpreh artistja./abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
DISENJATORI SHQIPTAR ME FAMË BOTËRORE: GJITHMONË MË KA PËRCJELLË ORIGJINA. NË ÇDO KOLEKSION QË KAM PUNUAR KA PASUR QËNDISJE…
Disenjatori dhe stilisti shqiptar me famë botërore, Izet Curi, flet për rrugëtimin e tij të gjatë në këtë profesion, sukseset dhe bashkëpunimet.
Në cilën moshë është vërejtur se keni prirje për qepje, prerje…pra kur dolën në pah fillet e para të punës së një disenjatori shqiptar që pastaj arriti famë botërore?
Izet Curi: Profesionin e kam filluar në moshën 14-vjeçare ,pas vdekjes së babait tim. Unë vij nga një familje e madhe, e në atë kohë nëna na pati këshilluar që bashkë
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult