Rrëfehet Justina Aliaj: Pse ika nga Shqipëria e ’90-ës, pasi trokita në një zyrë

Gazetarja Rudina Xhunga, kohë më parë, solli në emisionin Shqip, historinë e një ylli shkodran. Kjo është historia e Justina Aliajt, aktore dhe këngëtare e mirënjohur jo vetëm në Shkodër, por në gjithë Shqipërinë.

Aliaj foli për artin e saj të veçantë, luftën për jetën kur u infektua me Covid-19 dhe si u largua nga Shqipëria në 1990-ën se pa që asgjë nuk kishte ndryshuar nga rrëzimi i sistemit.

“Unë ika në 1990-ën. M’u dogj besimi. Sepse pashë disa gjëra që nuk i thosha dot dhe sot i shoh qartë siç i kam menduar.

Vetëm një herë që shkova në një zyrë trokita, pashë brenda një ish-komunist.

E pyeta: “Ti je këtu?”

“Po”-më tha. “Ka ardhur demokracia”- e pyeta?

“Po”- më tha sërish. “Nuk e besoj”- i thashë.

Mbylla derën. Shkova në shtëpi dhe i thashë burrit: “Ne duhet të ikim.”

Nuk mund t’i lejoja fëmijët të qëndronin në të njëjtën vorbull që u tiganisa unë.

Ne, 3 milionë shqiptarë jemi tiganisur në vaj të përcëlluar”, tha artistja.

Ka qenë vetëm 7-vjeç kur filloi të nxjerrë në pah talentin e saj në skenë, pa asnjë emocion kur ndodhej përballë spektatorëve. Pa skenën, tha artistja, nuk ka jetë për të!

“Koha dhe mosha të forcojnë eksperiencën, por kështu kam qenë në jetën time. Kam qenë 7-vjeç kur në shkollë kisha kohë të recitoja dhe këndoja.

Në shtëpi kishim një çardhak, ulshim dhe këndonim, si shtëpia në filmin “Çifti i lumtur”. Në 9-vjeçare fillova dhe këndoja shumë. Shpesh në kor më ngatërronin dhe me çunat se mbaja flokët e shkurtër.

Edhe kur prisja flokët tek berberi, gjithmonë si djalë. Më pas erdhi Shtëpia e Pionierit dhe më vendosën të bëja një rol, por nuk e dinin nëse këndoja.

Kështu fillova të mësoja edhe tekste këngësh, nuk kisha emocione. Kam nevojë për skenë, nëse jam jashtë saj gishtat më bëhen akull.

Jashtë skenës jam e fikur, kontakti me spektatorët më bën njësh me të. Pa skenën nuk ka jetë për mua”, ritheksoi artistja.

Ajo foli edhe për periudhën e vështirë që kaloi kur u prek nga virusi Covid-19, duke përfunduar në koma.

Artistja tha se ka kaluar periudhë të vështirë duke e konsideruar atë si një luftë me shpirtin, ndërsa shtoi se besimi në Zot e ka ndihmuar shumë që t’i bëjë ballë situatës.

“Isha në luftë me shpirtin tim pasi nuk merrja dot frymë. Para se të përfundoja në koma, mendova se kisha Covid-19, dyshoja për grip. Qëndrova në shpi, derisa sa dola në rrugë e kuptova që nuk mundesha më.

Nuk hoqa dorë nga punë, nuk mendova kurrë për fëmijët, por kërkoja mundësi për të gjetur frymë. 1 javë para dyshoja për kovid dhe kërkova nga të gjithë që mos t’u tregonin fëmijëve.

Vajza e kuptoi kur unë u rrëzova, se isha në koma. Mendoja a do të mbushesha dot me frymë. Besoja shumë në Zot”, tha artistja./ Vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

JUSTINA ALIAJ RRËFEN ‘PENGJET’ E SAJ- SI IU ‘PRENË’ ËNDRRAT NË MES NGA SISTEMI I KOHËS…

Justina Aliaj, meteori i artit shqiptarë. Artistja që gjithmonë i rikthet skenës shqiptare sado larg që të shkojë. Ajo e cila nuk e la kurrë skenën, artin dhe jeton çdo ditë për të, pavarësisht shenjave e plagëve që mori pikërisht për të krijuar dhe performuar si një artiste shumëdimensionale.

Në një intervistë të dhënë kohë më parë në emisionin” Rreze Dielli” artistja vjen shumë ndryshe, me të gjitha dimensionet e saj artistike dhe njerëzore, me ankthin e skenës, emocionet e forta, punën impenjative dhe sigurisht talentin e pashoq.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult