Rrëfehet Neritan Ceka: Në vitin ’97 më drejtuan pistoletën në kokë, shpëtova se nuk shkrepi

Arkeologu dhe politikani i njohur, Neritan Ceka është kthyer pas në kohë. I ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ai kujtoi vitin e trazirave 1997, kur i drejtuan pistoletën në kokë.

Ceka i emocionuar thotë se shpëtoi vetëm se personi nuk e shkrepi, pasi e kapën dhe e ndëshkuan.

Ai thekson pistoletën në kokë nuk e ngriti atentatori, por regjimi, i cili në atë kohë mori përmasa mostruoze.

“Mund të ketë qene një nga ato rastet një në një milion, kur vënë pistoletën në kokë dhe nuk kanë ndezur plumbin.

Edhe kur personi deshi ta mbushte prapë, ata e kapën dhe e ndëshkuan. Kjo ka ndodhur në vitin ’97, në shkurt të vitit 1997.

Nuk ka të bëjë me fushatë elektorale. Është mbajtur një miting i opozitës në fushën “Ali Demi”, që ishte atëherë dhe kur pjesëtarët u shpërngulën për të dalë në qytetin e studentëve, atëherë dikush nga ata që ishin mobilizuar në atë kohë midis militantëve të Partisë Demokratike, por pastaj përfunduan nëpër burgje si kriminelë, e bëri këtë atentat.

Kjo ishte pasoja e parë kundër meje e aleancës… Pistoletën nuk e ngriti ai, por e ngriti regjimi, i cili në atë kohë mori përmasa mostruoze. Të gjithë e kujtojnë atë kohë si në ’97 çoheshin kundër popullit reparte të tëra fanatikësh, visheshin, armatoseshin dhe dërgoheshin kundër demostruesve.

Unë besoj që është një histori e mbyllur, e mbylli dhe drejtësia në fakt. Ju e dini në fakt që ngjarjet e ’97 u arshivuan dhe u bë një falje e të gjitha krimeve me përjashtim të gjëra që nuk mund të faleshin dhe krimet për vrasje në atë kohë janë falur.

Kështu që në këtë drejtim është një kapitull i mbyllur”, rrëfen Ceka./abcnews.al

ObserverKult


Zija Çela

Lexo edhe:

ZIJA ÇELA: JA VDEKJE, JA DASHURI!

Ja Vdekje, ja Dashuri!, nga Zija Çela

Askënd më shumë nuk kam dashur.
Dhe më shumë askënd nuk dua.
Ndonjë ndarje tjetër s’më ka mposhtur,
sa dhembja jote për mua.

Çfarë kisha të shpirtit t’i dhashë,
çfarë kishe m’i fale edhe ti.
Kujtoj si u bëmë dy bashke,
harroj si ikëm një nga një.

Harroj se nuk dua ta vuaj
këtë peng që po më shkallon:
Fluturojnë në vjeshtë dy zogj bashkë
dhe tek ti më vjen të rend.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult