Zija Çela: Ja Vdekje, ja Dashuri!

Askënd më shumë nuk kam dashur. Dhe më shumë askënd nuk dua. Ndonjë ndarje tjetër s’më ka mposhtur, sa dhembja jote për mua.

Ja Vdekje, ja Dashuri!, nga Zija Çela

Askënd më shumë nuk kam dashur.
Dhe më shumë askënd nuk dua.
Ndonjë ndarje tjetër s’më ka mposhtur,
sa dhembja jote për mua.

Çfarë kisha të shpirtit t’i dhashë,
çfarë kishe m’i fale edhe ti.
Kujtoj si u bëmë dy bashke,
harroj si ikëm një nga një.

Harroj se nuk dua ta vuaj
këtë peng që po më shkallon:
Fluturojnë në vjeshtë dy zogj bashkë
dhe tek ti më vjen të rend.

Stuhi, stuhi…
Ja Vdekje, ja Dashuri!
Shkrepëtin, shkrepëtin.

E sheh si dridhet drita?
Është shpirti që i thërret shpirtit.
Zogjtë që bashkë fluturojnë në vjeshtë,
shkojnë drejt rrufesë së dimrit…

ObserverKult

————————-

Lexo edhe:

TA KAM DHURU ZEMRËN DERI NË VDEKJE!

memli letra per dashurine

Kam vuejtë tepër, Memli im, më beso! Kam vuejtë ma tepër se ti!
Njizet ditë që s’jemi pa. Nuk asht nji kohë tepër e gjatë, por mue m’asht dukë sa njizet shekuj tmerri e torture.
Të gjithë këtë kohë e kam kalue nën ankthin e kllapis’ dhe kur ndihesha ma mirë, tue kujtuem çastet e bukura por të pakta që na dhuroi dashunija e pafat.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult

Lexo edhe:

ANILA TOTO: DI TË DASHUROJ EDHE DERI NË VDEKJE…