Rrëfehet Sandra Bullock: Ja pse hoqa dorë nga aktrimi

Aktorja e njohur, Sandra Bullock, ka zbuluar së fundmi se do të bëjë një pauzë nga aktrimi.

Në një intervistë me “ET”, Bullock rrëfeu se po bën një pushim nga karriera e saj në mënyrë që të jetë “në vendin që më bën më të lumtur”.

“Unë e marr punën time shumë seriozisht. Dhe unë thjesht dua të jem 24/7 me fëmijët e mi dhe familjen time”, u shpreh aktorja.

Bullock, e cila luan së bashku me Brad Pitt, Daniel Radcliffe dhe Channing Tatum në filmin “The Lost City”, shtoi se ajo është gati të merret me listën e detyrave të fëmijëve të saj.

”Duke i shërbyer çdo nevoje të tyre,” tha ajo, duke përshkruar se si do t’i kalojë ditët e saj larg Hollivudit.

Në janar, gjatë një paraqitjeje në “The Kelly Clarkson Show”, Sandra tregoi se do të dëshironte që më shumë njerëz të konsideronin birësimin, transmeton ‘lapsi.al’.

“Nëse nuk do të ishte për birësimin dhe kujdestarinë, nuk do të kisha familjen time. Kështu që ky film me të vërtetë tregoi që ka miliona e miliona foshnje dhe fëmijë në këtë planet që nuk kanë askënd për të dashur,”  deklaroi Bullock duke iu referuar dramës së saj të vitit 2021 “The Unforgivable.”

“Ata nuk kanë njeri që t’i bëjë të ditur se janë gjëja më e mahnitshme kur ecin në një dhomë.”

ObserverKult

Lexo edhe:

AKTORJA RUSE QË MBETI 40 VITE E KYÇUR NË “ARKIVAT” E SHQIPËRISË, FILMI DËSHTOI…