Me një karrierë 43-vjeçare, këngëtarja e muzikës popullore, Irini Qirjako kujtoi në “N’kohë”, eksperiencat e koncerteve në disa vende të ndryshme të botës. Ajo e konsideron veten me fat që jeton në Shqipëri.
-A ju vjen keq që gjendeni në Shqipëri dhe jo në shtet tjetër?
-“Nuk më vjen keq asnjëherë që gjendem në Shqipëri.Unë mundësitë i kisha që të ikja që në vitin 1994 nga Shqipëria pasi më ka kërkuar Greqia, i madhi Petro Dhuka”- tha ajo.
Qirjako është ndalur te një moment i rëndësishëm në jetën e saj. Bëhet fjalë për një rast gjatë turit të saj në Greqi në vitet e para të karrierës. Ajo e kujton se si një agjent kishte kërkuar të krijonte një romancë dashurie me të.
“Ai më ka nxirë jetën në atë turne. Në një çast iu ktheva shumë ashpër, nuk e di mbase kishte të drejtë se shumë gjëra mund të ndodhnin, por edhe mua më pëlqente. Sidomos të isha në Greqi-“, shtoi ajo.
Sipas Irinit, muzika popullore sot prodhon shumë talente të reja. Por, askush prej tyre kanë disiplinën e punës duke preferuar më tepër të mos këndojnë live. Artisja njoftoi se po punon për një këngë të re që pritet të publikohet së shpejti./gazetatema
ObserverKult
Rrëfimin e saj mund ta shihni duke klikuar në videon më poshtë:
Lexo edhe:
RRËFIMI I IRINI QIRJAKOS PËR MIKEN ZENEPE LUKA: MË JANË SHTERUAR LOTËT, MË THA KUR TË NDËRROJ JETË ÇFARË DO TË MË KËNDOSH…
Zenepe Luka Çekrezi humbi jetën kohë më parë, pas disa ditëve betejë me koronavirusin në një nga spitalet Covid
Miq e të afërm e kujtuan gazetaren.
“Është një dhimbje shumë e madhe, humba një mike të shtrenjtë, nuk kam për ta gjetur më. Më janë shteruar lotët.
E kishim presidente të shoqatës ‘Nermin Vlora Falasci’, grua heroike, sypatrembur, e kisha mikeshën më të afërt. Një ditë kur ishim në varrezat e Selcës, nga ku ajo ka origjinën më tha po kur të vdes unë, çfarë do të më këndosh…”, rrëfeu kohë më parë Irini Qirijako për “Shqipëria live” në Top Channel.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult