Rrëfimi emocional i Irma Libohovës, flet për humbjen e bashkëshortit

E ftuar në “A Show” me Adi Krastën, artistja, Irma Libohova, erdhi me një rrëfim personal mbi jetën e saj.

Libohova ka treguar ndryshimin që pësoi jeta e saj, pas largimit nga jeta të bashkëshortit. Ishte shumë e lidhur me te, edhe në jetën bashkëshortore, por edhe në aspektin profesional.

Krasta: Përpara disa vitesh, ne kemi bërë një intervistë. Sapo kisha humbur bashkëshortin, i cili ka qenë njeri i njohur, e para pse ka qenë shumë simpatik e dyta pse të ka shoqëruar ty me një devocion dhe dashuri fare të veçantë.

Kur kemi qenë ne shumë të rinj dhe ju ishit të fejuar dhe të martuar rishtazi, gjithmonë na bënte shumë përshtypje si ajo ngjante dhe ishte në fakt një lidhje e jashtëzakonshme, siç rezultoi në fund. Ndërkohë, kanë kaluar disa vjet. Irma, çfarë ndodh me ty në harkun e këtyre viteve kur drama zë një cipë, jeta vazhdon përpara dhe njeriu është i detyruar të lëvizë. Të ndryshojë dhe të transformohet.

Libohova: Është një mungesë që është shumë e dukshme, e prekshme, kur ti je mësuar gjithë jetën me një njeri që të ka hequr pjesën më të madhe të vështirësive të profilit të punës. Dhimbja është padiskutim kur ikën një njeri nga jeta. Shtylla kryesore të ikën nga jeta dhe ti pëson një ndryshim. As vetë nuk je në gjendje ta kuptosh ç’ndodh me veten tënde të paktën sa ti të ri-orientohesh edhe një herë.

Kam defiçit shumë gjëra. Unë nuk jam një organizatore e mirë e vetes time.Ka shumë raste që mund t’i lë pas dore, ndërkohë që kam pasur këtë njeriun që ishte shumë puntual dhe korrekt. Kam defiçenca. Ia ndjej mungesën. Shpirtërisht, jeta vazhdon dhe zëvendësohet me gjëra të tjera, me të tjera prioritete që ke.

Krasta: Nuk zëvendësohet me njerëz të tjerë.

Libohova: Absolutisht jo. Thjesht na ka ardhur në jetë mbesa, për shembull që është një gëzim që nuk përshkruhet dot. Kjo në një farë mënyre e ka plotësuar atë mungesën. E kam thënë dhe herë tjetër, unë jetoj vetëm por nuk jam e vetmuar.

irma libohova

Lexo edhe:

IRMA LIBOHOVA: NËN NJË PORTOKALLE, MOJ…(TEKSTI DHE KËNGA)

ObserverKult