Rrëfimi emocional i Sharon Stone: Isha në prag të vdekjes…

Sharon Stone ka rrëfyer detaje nga karriera dhe jeta e saj personale në Festivalin e Filmit në Zvicër.

Aktorja zbuloi disa nga vështirësitë me të cilat u përball si grua në Hollywood. Ndërsa shtoi se është përballur dhe me presionin për të ndryshuar pamjen e saj.

Stone tregoi se kur mësoi se Michael Douglas mori 14 milionë për “Basic Instinct”, ajo kërkoi të paguhej njësoj me bashkë-yjet e saj meshkuj dhe më vonë. Por shtoi se u përball me një zhvlerësim të madh sepse ishte një grua.

“Unë mendoj se arritja ime më e madhe ishte që mbijetova. Është vërtet arritje e madhe të kesh sukses në një industri si kjo”, tha ndër të tjera aktorja.

Aktorja amerikane mori Golden Icon Award, Çmimin e Ikonës së Artë, për Arritje të Jetës në Festivalin e 17 -të të Filmit në  Zyrih që pritet të mbyllë punimet më 3 tetor.

———————————————————————————————

LEXO EDHE: Rrëfimi rrëqethës i Sharon Stone: Ja si shpëtova nga vdekja…

Aktorja Sharon Stone ka folur për herë të parë për momentin kur ishte në prag të vdekjes, por shpëtoi.

Teksa ishte e ftuar në emisionin  “The Late Show”, Sharon tregoi për goditjen në tru që pësoi në vitin 2001. Ajo tha se truri i saj ishte i gjakosur në pjesë të caktuara. Dhe qëndroi kështu për disa ditë përpara se të shkonte në spital.

“Isha pa ndjenja kur arrita atje. Ata më vendosën një aparat për të zbuluar se çfarë po më ndodhte dhe gjatë gjithë kësaj kohe isha pa ndjenja. Pastaj, kur u përmenda, isha në një krevat në një dhomë të qetë urgjence. E cila nuk është kurrë diçka e mirë.

Sepse askush nuk është aty përveç doktorëve, askush nuk vrapon përreth dhe askush nuk bën diçka urgjente. Doktori po më shihte me kaq dhembshuri sa e pyeta ‘A po vdes?’. Sepse e kuptova që kjo ishte një situatë shumë e keqe”, u shpreh aktorja, transmeton ‘lapsi.al’.

Më pas Stone shtoi se mjekët e njoftuan që do ta transferonin në një spital neurologjik për shkak të gjakderdhjes në tru…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU