Rrëfimi emocionues i Eva Alikajt për babain: Isha gjithmonë e lumtur me të…

Aktorja e mirënjohur, Eva Alikaj, ishte e ftuar, së fundi, në emisionin “A Krasta Show” të gazetarit Adi Krasta, me një lumë emocionesh që vërshonte nga vështrimi, fjalët e saj.

Krasta tentoi me të gjitha format, t’i shpartallojë “digat” që ngriti aktorja, duke i kërkuar që në fillim të intervistës t’i recitojë një poezi.

Dhe më pas, Krasta vazhdoi me goditjet emocionale: “Dua të të tregoj sot shumë pak foto, por njerën..

Pse ky njeri me humbjen e tij të ka pështjelluar ty kaq shumë?

Eva Alikaj: Babi im s’ka qenë i bukur, por këtu është i bukur. Babi ka qenë së brendshmi i bukur; mami ka qenë bukuroshe.

Ne jemi njësoj. Unë kam të njëjtin temperament dhe po ta vësh re, unë i ngjaj atij dhe kur isha e vogël thosha “shyqyr unë hundën s’e kam si ty”, se e kishte pak me kurriz (qesh), e kam si mami!

Por isha krejt si babi dhe nuk e di, nuk është se them që ishte babai i përkryer që unë do të kisha zgjedhur, por është, ishte babi im dhe unë isha gjithmonë e lumtur me të.

Për shembull, kur ishim në 1 Maj ose kur…Ai kishte një familje nga Labëria, patriarkale (mamaja ime vjen nga Korça) dhe unë doja gjithmonë ta nderoja.

Ata këndonin labçe, kurse unë…  ku këndoja?! Dhe unë aty aty ë ë  ë ë… kot, si fëmijë e vogël. Ose pinin raki dhe nuk e di pse unë doja të isha e denjë për të…”/vjosa.net

ObserverKult


Eva Alikaj

Lexo edhe:

RRËFIMI I EVA ALIKAJT: “ME NDRIÇIM XHEPËN ISHIM MIQ NË SKENË, KURSE JASHTË SKENËS NUK SILLEJ MIRË”

Pas një mungese të gjatë në ekran, aktorja e njohur Eva Alikaj, kohë më parë, ishte e ftuar në programin “Dola te Ola”, ku foli gjerë e gjatë për rolet e saj të shumta.

Ajo ka patur role të suksesshme që kanë mbetur në memorien e të gjithë shqiptarëve.

Teksa u pyet se cilin nga rolet do të veçonte, aktorja tha se rolin e Verës, te “Njeriu i mirë” . Këtë do ta cilësonte si rolin e jetës pasi e ndien më afër karakterit të saj.

Sipas Evës, kinematografia shqiptare prej gati 30 vjetësh është në gjendje jo të mirë. Kjo pasi që artistët e brezit të saj pas viteve ‘90 në njëfarë mënyre u lanë mënjanë totalisht

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult