Rrëfimi emocionues i Muharrem Hoxhës, për vdekjen e Fadil Hasës: Pati një jetë të vështirë…

Një prej aktorëve më të njohur të humorit, Fadil Hasa, u largua nga jeta pesë vite më parë.

Por dashuria e shikuesve për të, ka mbetur e pandryshuar.

Miku i tj i ngushtë, por dhe koleg njëkohësisht, Muharrem Hoxha, ndërsa ka folur për vdekjen e tij dhe momentet e fundit të mikut të tij, në një intervistë, ka thënë ndër të tjera:

“Ai ishte babai im që më mësoi skenën. Me atë në 11 e kishim lënë të takoheshim. Do shkoja në shtëpinë e tij. Kisha shkuar ato ditë në shtëpinë e tij dhe ishte mirë, kemi qeshur, kemi bërë humor si zakonisht.

Atë ditë do shkoja në 11 sërish për vizitë. Por më mori vajza e tij në telefon dhe më dha lajmin e zi, të ndarjes nga jeta.

30 vjet më parë ai humbi gruan dhe iu përkushtua tërësisht vajzave të tij dhe nipërve e mbesave. Iu përkushtua shumë familjes pas humbjes së parakohshme të gruas, duke u bërë edhe nënë edhe babë”- është shprehur aktori.

Fadil Hasa konsiderohet si një ndër aktorët më të mëdhenj të humorit shqiptar, edhe pse pati një jetë jo fort të lehtë dhe tragjike.

Kjo, sidomos për shkak të humbjes së gruas, që ia vështirësoi jetën me fëmijët, të cilët duhej t’i rriste vetë./vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

DITA KUR U LARGUA FADIL HASA, MUHARREM HOXHA MES LOTËSH: DO TË TAKOHESHIM…

Teatri i “Aleksandër Moisiut” në Durrës po vuante nga humbja e të madhit Fadil Hasa.

Aktorë dhe miq të tij dhanë mesazhet e tyre dhe treguan momentet dhe kujtimet e tyre me të madhin dhe Artistin e Merituar që i ka dhënë jetë shumë roleve.

Aktori i humorit u nda nga jeta vite më parë pas një sëmundje të rëndë në moshën 78-vjeçare.

Muharrem Hoxha u dha lajmin edhe kolegëve të tij, se një artist i madh u shua nga jeta. Ai u shuanga jeta por u la të gjallëve jo vetëm rolet e paharrueshme, por edhe figurën e një prindi shembullor, i cili u bë nënë e babë për të dy vajzat e tij.

Mëngjesin e asaj dite një telefonatë nga vajza e Fadil Hasës në telefonin e Muharrem Hoxhës, njeriut më të afërt të aktorit, dha lajmin e hidhur.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult