Rrëfimi i Ali Aliut: “Së shpejti Historia e Letërsisë Shqipe me 250 autorë, ja kush këmbënguli për këtë projekt”

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, akademiku dhe studiuesi i shquar, Ali Aliu tregoi dhe pengun e tij. Ai zbuloi se mezi po pret të përfundojë Historia e Letërsisë Shqipe me 250 autorë.

Sakaq, studiuesi ndau dhe disa detaje nga kjo histori, duke treguar se së bashku me Sabri Hamitin po këmbëngulin që të jetë gati me tekstet deri në fund të vitit.

“Historia e letërsisë shqiptare do të përfshijë që nga fillimet dhe deri në ditët tona. Është projekt vetëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Po redaksia është përbërë prej 7 anëtarëve nga Kosova dhe nga Shqipëria.

Në atë redaksi që e udhëheq Sabri Hamiti dhe që ka qenë projekti dhe këmbëngulja e tij, se e kemi nisur dhe para disa vitesh dhe nuk na ka ecur. Historinë e letërsisë po e kryejmë. Sabriu po ngul këmbë që deri në fund të këtij viti me tekstet të përfundojmë. Janë 250 autorë që nga fillimet dhe deri më sot. Kemi disa sekrete ende. Një herë kemi bërë përzgjedhje emrash, janë të kategorisë së parë, të dytë dhe të tretë. Do të kemi shkrimtarë rilindas, bashkëkohor, të Kosovës dhe të Shqipërisë”, tha Aliu.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU: /abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

PREZANTOHET “BIBLIOGRAFIA E VEPRIMTARISË SHKENCORE TË ALI ALIUT”- “SHKENCËTARIT QË BASHKOI TRE KRYEQYTETE LETRARE”

Në kuadër të panairit mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor – nismë e përbashkët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës – u paraqit “Bibliografia e veprimtarisë shkencore të Ali Aliut”, anëtar i jashtëm i ASHSH (në 90-vjetorin e lindjes).

Veprimtaria u drejtua nga dr. Arian Leka, ndërkohë që tiparet më të rëndësishme të veprimtarisë shkencore të Ali Aliut, të shprehura përmes zërave biblografikë, u shtjelluan hollësisht nga akademik Shaban Sinani.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult