Rrëfimi i Angelina Joliet, flet për “vështirësitë” e të qenit nënë

Është nënë e 6 fëmijëve, tre prej të cilëve të adoptuar, dhe gjithmonë kemi pyetur veten sesi ia del Angelina Jolie t`i mbajë të gjitha ata kaq afër vetes.

Aktorja rrëfeu së fundi për “People” se nuk është aspak ajo që mund të quhet një nënë perfekte.

“Nuk jam prind perfekt, në asnjë mënyrë. Çdo ditë jam më e vetëdijshme për gjithçka që nuk e bëj në mënyrë të duhur. Jam shumë e ashpër me veten, sepse shpesh e pyes veten nëse jam duke e bërë gjënë e duhur, nëse e them gjënë e duhur”, tha Jolie.

Ndërkohë, rrëfeu se fëmijët kanë pasur ndikim të madh në jetën e saj, por jo vetëm. “Ata janë shumë të mirë dhe marrë parasysh se janë shumë, kanë pasur një ndikim të madh te njëri-tjetri”, u shpreh ylli hollivudian, transmeton ‘bordo.al’.

—————————————————————

LEXO EDHE: RRËFEHET ANGELINA JOLIE: KAM KALUAR PERIUDHA TË ERRËTA NË JETËN TIME

Aktorja Angelina Jolie ka folur së fundmi rreth filmit të saj më të ri ‘Those Who Wish Me Dead’.

Në një intervistë për ‘Entertainment Tonight’, Angelina rrëfeu se roli i saj në film i ka kujtuar periudhën ku aktorja nuk ndihej mirë emocionalisht.

Në film ajo luan rolin e një gruaje e cila pas një tragjedie në punë vuan nga depresioni. Por në fund gjen forcën për të përballuar cdo sfidë, transmeton ‘lapsi.al’.

“Të gjithë kemi patur periudha në jetën tonë kur ndihemi të lodhur dhe unë përjetova një periudhë të tillë. Kam patur pjesën time të gjërave që më bënë të ndihem…e dini, është e vështirë të flas shumë për këtë, por thjesht ndihesh e thyer. Kam kaluar shumë periudha të errëta në jetën time. Kur nëna ime ndërroi jetë nga kanceri në 2007. Ndihesh sikur dëshiron të fshihesh ose nuk je i sigurt se çfarë ka mbetur tek ty.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU