Rrëfimi i dramaturgut, Stefan Çapaliku, për Serafin Frankon

Dramaturgu Stefan Çapaliku rrëfen përmes një monografie “Serafin Frankon, si Felin i teatrit shqiptar”. Teksa na tregon se njohja e tij profesionale me artistin shkodran ka nis në vitin 1994, me dramën “Gjurmë mbi borë” e më pas me “Ftesë në darkë”, shpjegon edhe arsyet se përse për të, Franko ka qenë një artist i kalibrit evropian.

“E kam titulluar këtë monografi, ‘Serafin Franko, Felini i teatrit shqiptar’, pasi kam dashur që unë të kuptoj, por edhe t’u bëj me dije lexuesve se kur përmendim Felinin. Kemi parasysh një regjisor të një formati tjetër, që hap shtigje dhe rrugë të reja në kinemanë italiane. Mendoj se të njëjtën estetikë, duke e parë në një kontekst shqiptar aplikon Serafin Franko në teatrin e vet. Në Tiranë, Shkup, Prishtinë edhe Podgoricë”, shprehet dramaturgu Stefan Çapaliku.

Fëmijëria e Frankos, formimi i tij, si student fillimisht në Pragë, e më pas në Tiranë. Por dhe momentet më kulminante, si regjisor në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Në 1967 me 265 vënie në skenë të “Fishekut në pajë” të dramaturgut Fadil Kraja. E më pas me të tjera pjesë që në thelb nuk kishin përmbajtjen ideologjike të kohës

Teatri i Frankos ka një grafik të veten

“Teatri i Frankos ka një grafik të vetën, fazat fillestare, suksesin, pjekjen edhe finalen e vet. Kur flasim për të duhet të kemi parasysh veçanërisht vitet ‘70- ‘80 që ai arrin kulmet e veta. Edhe jo rastësisht, por për shkak të formimit, moshës, informacionit të dendur estetik edhe të kontakteve që ka. Serafin Franko ishte studenti i parë i kursit të aktrimit në Shqipëri”.

“Pavarësisht se i jepet mundësi që të studiojë në Pragë për Kinematografi, në kohën që në lulëzojnë figura të mëdha në fushën e regjisë së teatrit edhe të kinemasë Çeke në atë kohë, siç është Milosh Forman. Të gjitha këto backgraunde kulturore përgatisin një regjisor të një formati akademik. Ai drejtoi një trup me dyzet e ca aktorë në një kohë që spektatorët e donin shumë teatrin. Të gjitha këto formojnë personalitetin artistik të Serafin Frankos”.

“Hetimi” i Piter Vajs, mizaskenimi i veprës së Migjenit, “Makbethi” edhe shumë shfaqje tw tjera, do të ishin disa nga arritjet e Frankos, si regjisor.

Franko ishte student i kursit të parë të aktrimit të hapur në Shqipëri

“Franko ishte student i kursit të parë të aktrimit të hapur në Shqipëri nën drejtimin e një profesoreshe ruse. Ai pavarësisht se iu dha mundësia për të studiuar në Prag, koha e studimit ishte jo e plotë për shkak të marrëdhënieve me Çekinë. Edhe u kthye i përfundoi këtu studimet, duke pas fatin që të jetë ndër studentët e parë të Kujtim Spahivoglit. Niveli i diskursit ka qenë shumë i lartë, në libër sjell edhe disa fragmente nga diskutimet që bëheshin mbi pozicionin e regjisorit edhe kufijtë estetik të regjisurës”.

“Propaganda dhe partia e asaj kohe luante rol interesant me këta njerëz. Disa i mbante nën vëzhgim, disa i lanconte në politikë edhe fuste nën ingranazhe, siç qe Kuvendi Popullor. Ku ky edhe disa të tjerë ishin pjesë për disa legjislatura. Por që nuk e shfrytëzoi asnjëherë. Franko kishte statusin e djalit të dëshmorit, të qenit deputet edhe i pranishëm në film. Që i kanë dhënë atij aq sa i ka lejuar vetes të vërë në skenë pjesë të rëndësishme, siç është “Hetimi” i Piter Vajs. Po kaq e rëndësishme është vënia në skenë e Migjenit, “Makbethi” me Tinka Kurtin edhe Ndrek Lucën etj”, shprehet regjisori.

Suksesi që do të gëzonte para viteve ’90 në skenën teatrore të Teatrit të Migjenit në Shkodër, në Shkup, Prishtinë edhe Podgoricë, do të venitej kur artistit do t’i shpërbënin teatrin në fillim vitet e para të demokracisë

“Ai ishte në kulmin e formimit të vet, por i shkatërruan teatrin në vitin ‘90, duke heq nga puna disa aktorë prishën disa struktura dominonte e të lidhura me qytetin”, përfundon Çapaliku.

Regjisori Serafin Franko u shua në vitin 2007 edhe është vlerësuar me titullin “Artist i Popullit”./shqiptarja.com