Festivali Poetik i Prishtinës / Programi…

festivali poetik i prishtines

Nga 6 deri më 8 shkurt mbahet Festivali Poetik i Prishtinës, edicioni i dytë, organizuar nga Portali për Kulturë Letërsi dhe Art, ObserverKult. Për tri ditë me radhë Festivali ofron një program të ngjeshur artistik ku do të ketë promovime librash, mbrëmje autoriale, debate tematike, diskutime, dokumentar, video-poezi, video-ese homazhe, requiem dhe orë poetike me autorë të zgjedhur.
Festivali mbahet në Termokiss.
Më 6 shkurt, fillon nga ora 18:00
Më 7 shkurt fillon nga ora 17:00 dhe
Më 8 shkurt fillon nga ora 18:00.
Festivali mbështetet Nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës.
Ju mirëpresim!

Programi i plotë:

FESTIVALI POETIK I PRISHTINËS
Edicioni II
Organizuar nga ObserverKult
Mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës

Datat: 6-8 shkurt
vendi: Termokiss, Prishtinë

NATA E PARË
6 shkurt, ora 18:00 – 21:00

HOMAZH PËR ADEM GASHIN

– Lexim poezish të Adem Gashit, nga Nimon Muçaj
Përcjellje muzikore nga Astrit Stafai
– Çaste poetike me Adem Gashin (Video-poezi të realizuara nga ObserverKult, interpretuar nga Adem Gashi)
– Shkrimtari Adem Gashi në kujtesën e miqve,
Flet shkrimtari Emin Z. Emini

Moderon Donika Dabishevci
-Instrumental/homazh nga Astrit Stafai dhe Artan Rexhepi

TAKIME POETIK DHE DISKUTIME ME AUTORËT

– Rita Petro
– Dije Demiri Frangu
– Ag Apolloni
– Ahmet Selmani

Moderon Donika Dabishevci
Përcjellje instrumentale nga Naser Dula

NATA  E DYTË
7 shkurt, ora 17:00 – 21:00
Në Termokiss

MBRËMJE AUTORIALE me shkrimtarin dhe studiuesin Gëzim Aliu
(moderon Donika Dabishevci)

PROMOVIMI I LIBRIT “AMË” I NORA PREKAZIT
-Flasin për librin: Vlora Konushevci, Arbër Selmani, Donika Dabishevci
-Lexon poezi: Fisnik Istrefi
-Debat me autoren
-Moderon Alketa Gashi Fazliu,
-përcjellje instrumentale Naser Dula

LETËRSIA DHE LUFTA:

Me poezi të zgjedhura nga kjo tematikë, lexim poetik do të kenë shkrimtarët:

Halil Matoshi
Ilire Zajmi
Shpëtim Selmani
Vlora Konushevci
Eduard Frrokaj

Moderon Alketa Gashi Fazliu,
përcjellje instrumentale Naser Dula

KUJTESA DHE TRAUMA NË LETËRSI
Ligjëratë dhe ese filmike nga Blerina Rogova Gaxha

Debat me të pranishmit

NATA E TRETË:

8 shkurt, ora 18:00 – 21:00
Në Termokiss

REQUIEM PËR BEKIM LUMIN

Video-poezi “Vdekja e Aktorit” e Bekim Lumit ,
interpretuar nga Afrim Muçaj

LEXIM I POEZIVE AUTORIALE TË BEKIM LUMIT
Lexojnë aktorët: Meli Qena, Afrim Kasapolli, Shpëtim Selmani

MENDIM KRITIK DHE KUJTIME

Flasin Arian Krasniqi, Besim Rexhaj, Elona Caslli

POEZI KUSHTUAR BEKIM LUMIT
Me poezitë autoriale paraqiten: Naime Beqiraj, Halil Matoshi dhe Hajriz Sejdiu

Dokumentar kushtuar Bekim Lumit
Realizuar nga Shkodran Hoti dhe Gëzim Hasani

Moderon Afrim Muçaj,
Përcjellje instrumentale nga Dren Sutbashi

Drejtoresha e Festivalit Poetik të Prishtinës, njëkohësisht edhe kryeredaktore e Portalit për Kulturë, Letërsi dhe Art, ObserverKult, poetja dhe studiuesja Donika Dabishevci, thekson se Festivali Poetik i Prishtinës tashmë ka krijuar profilin dhe identitetin e tij si promovues i vlerave të mirëfillta artistike duke i dhënë hapësirën dhe trajtimin e duhur autorëve që me veprat e tyre kanë lënë dhe po lënë gjurmë në letërsi.

“Secili prej eventeve është përgatitur me seriozitet dhe përkushtim. Nuk do të ketë parakalim autorësh e lexim poezish njëra pas tjetrës. Secili prej autorëve do të ketë kohë, hapësirë dhe trajtim dinjitoz. Secili prej tyre do të jetë mysafir special sepse pikërisht për këtë arsye secili prej tyre edhe është përzgjedhur dhe ftuar, të paraqes para publikut vlerat e veçanta të krijimtarisë së tij”, thotë Dabishevci.

“Do të kemi program të zgjedhur artistik promovime librash, mbrëmje autoriale, debate tematike, diskutime, dokumentar, video-poezi, video-ese dhe orë poetike me autorë të zgjedhur, pa harruar asnjëherë homazhet dhe rekuiemet, sepse duam t’i vlerësojmë dhe rikujtojmë edhe ata që nuk janë më fizikisht në mesin tonë, por që tashmë janë pjesë e traditës sonë kulturore e letrare dhe pikërisht për këtë arsye këtë edicion do ta fillojmë me Homazhin për Adem Gashin dhe do ta mbyllim me Rekuiemin për Bekim Lumin “, thekson Dabishevci.

Festivali do të xhirohet i tëri dhe do të transmetohet në Portalin për Kulturë, Letërsi dhe Art ObserverKult.

ObserverKult

Kliko edhe:

HOMAZHI POETIK NË KUJTIM TË ADEM GASHIT HAP FESTIVALIN POETIK TË PRISHTINËS

(VIDEO) FESTIVALI POETIK I PRISHTINËS/MBRËMJA E MADHE POETIKE
PROMOVIMI I LIBRIT “FJALË TË BUKËTA” TË EMIN Z. EMINIT (FESTIVALI POETIK I PRISHTINËS)…
HOMAZH PËR ESAD MEKULIN NË FESTIVALIN POETIK TË PRISHTINËS (VIDEO)
VIDEO: MBRËMJE POETIKE ME AGIM VINCËN NË FESTIVALIN POETIK TË PRISHTINËS

HOMAZH PËR XHEVDET BAJRAJN NË FESTIVALIN POETIK TË PRISHTINËS (VIDEO)