Rrëfimi i Matilda Makoçit: Nga ekrani dhe Shqipëria u shkëputa për arsye personale… Me Edi Ramën s’kam asnjë kontakt

Matilda Makoçi , aktorja e famshme e viteve ’80-të, në një intervistë të rrallë për emisionin ‘Exclusive’ , disa kohë më parë, rrëfeu jetën e saj në 27 vitet e munguara nga ekrani dhe publiku që e admironte.

Matilda u martua me Edi Ramën në fund të viteve ’80 dhe lindi djalin e tyre, Gregorin.

Pas divorcit me Edi Ramën, aktorja thotë se nuk ruan më asnjë kontakt me ish-bashkëshortin.

“Deri para 2­3 viteve kam qenë e preokupuar pas Gregut. Nuk më pëlqen që është shkëputur, por nuk kam çfarë t’i bëj”, rrëfeu Matilda.

Një rikthim i shumëpritur nga të gjithë por që ngjalli dhe shumë kuriozitet me shfaqjen e saj në një ekspozitë, ku ajo recitoi disa poezi. Ku kishte qenë Matilda Makoçi, pse i kishte munguar publikut.

Me pothuaj 3 dekada të munguara ajo thotë se rikthimi nuk është i vonë: 

“Jam shkëputur për arsye personale, dhe nuk më duket vonë rikthimi im edhe pse me poezinë dhe jo me aktrim.

Besoj se u prita mirë nga publiku. Nuk isha e emocionuar, nuk e kam ndjerë mungesën e publikut,” tha ajo.

Lidhur me rolet dhe filmat e saj Matilda shprehet:

“Të gjitha rolet i kam përzemër, kam luajtur në role dinjitoze dhe i kam të freskëta filmat.

Megjithatë filmi: ‘Të mos heshtësh’ është një film që më ka emocinuar më shumë se të tjerët.

Me të gjithë regjisorët kemi qenë shok, por me Spartak Pecanin kam pasur më shumë preokupacionin e aktores ndaj regjisorit,” tha Matilda.

Thotë se për kolegët me të cilët ka luajtur filma ruan shumë respekt dhe me pak prej tyre ka ruajtur kontakte gjatë këtyre viteve:

“Kolegët (partnerët) e filmave janë shumë të respektuar nga unë, nuk mund të veçoj ndonjë.

Nuk kam ruajtur kontakte, me Ndriçim Xhepën jam takuar pasi u riktheva nga jashtë shtetit,” shprehet më tej Matilda./vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

HISTORIA E FILMIT KU MATILDA MAKOÇI SHKËLQEU NË ROLIN KRYESOR

“Shpresa ka një histori dashurie të pafat. I dashuri e ka lënë dhe ajo pati një abort. Ajo është shumë e dëshpëruar. I mënjanon njerëzit dhe ka humbur besimin tek e ardhmja e saj. Por më pas njihet dhe bie në dashuri me inxhinierin e ri Piron. Dashuria e re zgjon tek Shpresa interesin për jetën, por në të njëjtën kohë ka probleme me familjen e Piros”.

Kjo është historia e Shpresës interpretuar nga aktorja Matilda Makoçi në filmin me të njëjtin titull (“Shpresa”) më 1989.

Një interpretim që do të mbetej gjatë në kujtesën e publikut, si një nga rolet e mira të aktores Makoçi, e cila deri atëherë kishte interpretuar në disa filma si “Si gjithë të tjerët” (1981), “Në kufi të dy legjendave” (1981), “Apasionata” (1983), “Të mos heshtësh” (1985), “Hije që mbeten pas” (1985). Filmi erdhi si ekranizim i romanit “Bota ime” shkruar nga Dhimitër Xhuvani.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult