Aktori Mirush Kabashi ishte i ftuar kohë më parë në emisionin “Rudina”, në Tv Klan.
Kabashi rrëfeu fillimet, teksa tha se pas 4 vitesh në aktrim për shkak të diktaturës së asaj kohe është detyruar të punojë në ndërmarrjen e hekurudhave.
Sipas Kabashit, shkak ishin problemet biografike, pasi babai i tij dhe një dajë kishin mbaruar shkollën amerikane dhe konsideroheshin si spiunë. Por, pas rreth dy vitesh punë në hekurudhë, Kabashi iu rikthye sërish aktrimit.
Drama të tilla nuk do t’ia uroja askujt
“Im atë kishte shumë dëshirë t’i shkollonte fëmijët e tij, por dy vëllezërit e mi më të mëdhenj ishin në shkollë dhe regjimi i asaj kohe nuk lejonte më shumë se dy fëmijë me arsim, ndaj edhe konkurova në Akademinë e Arteve. Mua më pëlqente shumë aktrimi dhe fillova”.
“Përpara viteve ’90 ne nuk njihnim vetveten, pas prishjes së sistemit artistët morën përgjegjësinë për të qenë zëdhënës të popullit. Pas 4 vitesh, pasi punova si aktor detyrohem të punoj në ndërmarrjen e hekurudhave për shkak të problemeve biografike. Im atë dhe një nga dajat kishin mbaruar shkollën amerikane dhe konsideroheshin si spiunë. Drama të tilla nuk do t’ia uroja askujt. Unë nuk kisha bërë asgjë, isha në kulmin e ëndrrave, ishte trishtim i madh”, tha Kabashi.
ObserverKult
Lexo edhe:
PËR MARCEL PROUST-IN KA GJITHNJË PËR TË THËNË
Nga: Dashnor Kokonozi
Një zbulim i ditëve të fundit nuk do të lërë indiferent lexuesit e M. Proust-it. Se prej kohësh vërehej një paradoks në lidhje me të. Një “madeleine e Proust-it” që në origjinë është një lloj petulle e ëmbël, por që mund të jetë edhe një gjësendi e çfarëdoshme e jetës së përditëshme, që na zhyt e kthen pas në kujtimet e viteve të shkuara, pra një gjë e tillë (që Marselit ia gatuante teto Leonia), njihet fort më mirë se sa Charles Swann, një personazh qendror i ciklit romanesk “Në kërkim të kohës së humbur.”
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult