Rrëfimi i Ndriçim Xhepës: Pse nuk arrita dot ta puth Rajmonda Bulkun

“Unë isha i gatshëm ta puthja Monda Bulkun. Nuk e di nëse ishte e njëjta gjë edhe për atë.

Nuk di nëse ajo do të pranonte, jo për shkak të saj por për shkak të opinionit të asaj kohe”.

Kështu ka treguar në një intervistë, dhënë kohë më parë, aktori i njohur Ndriçim Xhepa, duke folur rreth mungesës së erotikës në kinematografinë komuniste dhe puthjet që ngelën në tentativë.

Në filmin “Duaje emrin tënd” ku ngjet një sekuencë kult e kinematografisë komuniste, ku Xhepa dhe Bulku rrotullohen mbi bar, gjithsesi, puthja nuk ndodh.

Por, ky nuk ka qenë rasti i vetëm.

Xhepa ka përmendur një sërë filmash ku ka pasur si bashkëprotagoniste aktoret bukuroshe si Matilda Makoçi, Eva Alikaj apo Nertila Koka. Ndërsa ka shtuar se kulmimi i këtyre filmave do të ishte shkëmbimi i një puthjeje midis protagonistëve, që nuk erdhi kurrë.

“Puthja është një gjë normale dhe kështu duhet të jetë. Kemi një profesion të tillë dhe duhet të trajtojmë me profesionalizëm çdo skenë.

Nuk ndodhte kështu fatkeqësisht në kohën e Shqipërisë komuniste.

Kujtoj që në filmin ‘Duaje emrin tënd” të dy regjisorët e filmit donin që të kishte një puthje midis personazhit që luaja unë dhe Jonës, por që fatkeqësisht nuk u bë.

Edhe po të putheshim nuk do të kishte shumë dobi. Filmi kontrollohej dhe kalonte në disa duar para se të shfaqej. E kjo ishte e sigurt që do të censurohej”, ka thënë Xhepa me keqardhje./vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

REGJISORI I NJOHUR: NDRIÇIM XHEPA DHE EVA ALIKAJ ISHIN TË DASHURUAR ME NJËRI-TJETRIN, MARGARITA MË KËRKOI QË T’I NDAJA

Një histori dashurie mes aktorit Ndriçim Xhepa dhe aktores Eva Alikaj, por që nuk kishte miratimin e Margarita Xhepës.

Për këtë foli, kohë më parë, regjisori i njohur Kristaq Mitro, në një intervistë për gazetën “Panorama”. Ai rikujton vitin 1982, kur po xhirohej filmi “Njeriu i mirë”.

Në atë kohë iu kërkua aktores Eva Alikaj që të puthte Bujar Asqeriun, por ajo refuzoi.

Nisur nga kjo situatë, Mitro flet për lidhjen mes aktores Alikaj dhe kolegut të saj, Ndriçim Xhepa.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult