Regjisori i njohur: Ndriçim Xhepa dhe Eva Alikaj ishin të dashuruar me njëri-tjetrin, Margarita më kërkoi që t’i ndaja

Një histori dashurie mes aktorit Ndriçim Xhepa dhe aktores Eva Alikaj, por që nuk kishte miratimin e Margarita Xhepës.

Për këtë foli, kohë më parë, regjisori i njohur Kristaq Mitro, në një intervistë për gazetën “Panorama”. Ai rikujton vitin 1982, kur po xhirohej filmi “Njeriu i mirë”.

Në atë kohë iu kërkua aktores Eva Alikaj që të puthte Bujar Asqeriun, por ajo refuzoi.

Nisur nga kjo situatë, Mitro flet për lidhjen mes aktores Alikaj dhe kolegut të saj, Ndriçim Xhepa.

“Eva ka qenë e lidhur me Ndriçim Xhepën. Çifti nuk kishte bekimin e nënës së Çimit, Margaritës, e cila për shembull, nëse ajo puthje me Asqeriun do ndodhte, mund të justifikonte pretendimin e saj, që ata të mos ishin bashkë”.

Më tej regjisori Mitro thotë se Margarita Xhepa i ka kërkuar që të ndikojë për ndarjen e Evës me Çimin.

“Më tha që nëse mundja, të ndikoja në ndarjen e tyre, përmes gjërave që mund t’i thosha për partnerin e saj.

Eva këtë gjë e di, di gjithashtu përgjigjen time refuzuese, nuk mund t’i bëja këto gjëra.

Ajo kishte gjithë të drejtën e saj për të pretenduar ç’të donte për të birin, por nuk mund ta arrinte këtë gjë me këtë rrugë, madje më kujtohet si tani që gjëja e parë që i thashë, sapo më përmendi emrin e Alikajt, ishte: Po çfarë ka me të?!

Është aq e mirë, sa po të mos isha i martuar, do ta merrja për nuse”- thotë Mitro./vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

RRËFIMI I EVA ALIKAJT: “ME NDRIÇIM XHEPËN ISHIM MIQ NË SKENË, KURSE JASHTË SKENËS NUK SILLEJ MIRË”

Pas një mungese të gjatë në ekran, aktorja e njohur Eva Alikaj, kohë më parë, ishte e ftuar në programin “Dola te Ola”, ku foli gjerë e gjatë për rolet e saj të shumta.

Ajo ka patur role të suksesshme që kanë mbetur në memorien e të gjithë shqiptarëve.

Teksa u pyet se cilin nga rolet do të veçonte, aktorja tha se rolin e Verës, te “Njeriu i mirë” dhe këtë do ta cilësonte si rolin e jetës pasi e ndien më afër karakterit të saj.

Sipas Evës, kinematografia shqiptare prej gati 30 vjetësh është në gjendje jo të mirë, pasi artistët e brezit të saj pas viteve ‘90 në njëfarë mënyre u lanë mënjanë totalisht.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult