Rrëfimi prekës i Adele: U shkatërrova, nuk e dija më kush isha…

Adele ka pranuar se u ndje shkatërruar nga divorci i saj nga Simon Konecki pasi kuptoi se ‘nuk e dinte më kush ishte’.

Ajo për “Rolling Stone”, ka rrëfyer se ishte shumë ndryshe nga personi që ishte përpara se të martohej, saqë ajo mori vendimin e vështirë për t’u divorcuar.

Adele, e cila kohët e fundit doli publikisht me të dashurin e saj Rich Paul, shtoi se beqaria e saj, ndërsa jetonte në Los Angeles, zgjati pak më shumë se ‘pesë sekonda’, pas përpjekjeve të dështuara të miqve të saj për ta nxjerrë atë në takime “blind”.

“Unë nuk e njihja vërtet veten. Mendova se e njihja. Nuk e di nëse ishte për shkak të kthimit tim të Saturnit. Apo nëse isha me të vërtetë mirë dhe po shkoja në të tridhjetat e mia, por thjesht nuk më pëlqeu ajo që isha. Unë vërtet nuk e njihja veten. Mendova se e njihja. Por thjesht nuk më pëlqeu ajo që isha”, tha ajo, transmeton ‘tirananews.al’.

Duke reflektuar për fundin e martesës së tyre, ajo shtoi:

“Më bëri shumë të trishtuar. Pastaj, me kaq shumë njerëz që unë nuk i njihja. Dhe që e dinin se gjërat nuk funksionuan… më shkatërroi”.

“U turpërova. Askush nuk më bëri të ndihesha kështu të turpëruar. Por ndihesha sikur nuk kisha bërë një punë të mirë”, tregoi Adele, e cila bëri rikthimin e saj në muzikë me këngën “Easy on me”, që deri tani ka rezultuar një sukses i vërtetë.

————————————–

LEXO EDHE: “UNË NUK BËJ MUZIKË PËR SYTË, POR PËR VESHËT”. DISA THËNIE NGA KËNGËTARJA E TALENTUAR, ADELE

“Të të thonë se si duhet të dukesh, do të thotë të shndërrohesh në një produkt. Dhe unë nuk dua të jem një produkt”.

“Ji guximtar dhe pa frikë për të ditur se edhe nëse bën një veprim të gabuar, po e bën për një arsye të mirë”.

“Jeta është shumë herë më e thjeshtë, kur nuk kapesh pas të shkuarës”.

“Pavarësisht se si dukesh, unë mendoj se kryesor është të qenurit i/e lumtur me vetveten”.

“Unë nuk bëj muzikë për sytë, por për veshët”…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU