Rrëfimi prekës i Josif Papagjonit për Vladimir Priftin: Jam i bindur që është në parajsë tani

Kritiku i teatrit dhe kinemasë, Josif Papagjoni në rrëfimin për regjisorin Vladimir Prifti, që u nda nga jeta tri ditë më parë ka thënë se ky i fundit ka qenë shumë kërkues ndaj vetes.

Ai ka deklaruar në emisionin “Pas Mesnate”, se Prifti po të kishte mundësi do t’i rikthehej prapë filmave të tij, pasi artisti asnjëherë nuk ngopet me atë çfarë bën.

Sakaq, Papagjoni ka theksuar se t’i shikosh filmat e Priftit ka shumë gjetje në karakter, në skenë, gjeste, deri në mënyrën e ndërtimit të dialogut.

“Është guximi i tij. E dyta, është ajo ndjenja që ballafaqohet me diçka tjetër, me diçka që s’e ka menduar. E ka marrë atë si sfidë, si shkëndijë për gjetur, për të kërkuar, sepse filmi do gjetje dhe ai vuante për gjetje. Edhe gjithnjë thoshte ‘duhet gjetje, të gjej diçka që të jetë e veçantë, mos të jetë e rëndomtë dhe e konsumuar, të jetë diçka e veçantë’. Edhe po t’i shikosh filmat e Ladit ka shumë gjetje në karakter, në skenë, gjeste, deri në mënyrën e ndërtimit të dialogut.

Me gjithë elementet e filmit, Ladi ishte kërkues dhe mendoj që kjo është veti e regjisorëve të shquar, që janë kërkues dhe nuk kënaqen kurrë me veten.

Unë jam i bindur, që Ladi shkoftë në parajsë dhe aty është, por jam i bindur që edhe sikur t’i rikthehej filmave të tij, prapë do t’i kishte pasuruar me të tjera gjëra, sepse artisti asnjëherë nuk ngopet me atë çka bën”, u shpreh kritiku i teatrit dhe kinemasë./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

FILMAT E VITIT 2023 QË U BËNË TË FAMSHËM PARA PREMIERËS

Muajt e fundit të vitit pritet “të gjallërohen” nga disa premiera ndërkombëtare filmash, për të cilët është diskutuar shumë, ende pa i parë.

Njëri prej tyre është “Napoleon”, filmi i Ridley Scott me protagonist Joaquin Phoenix. Duket se do të jetë ndër më të mëdhenjtë filma lufte të prodhuar ndonjëherë. Filmi do të ketë premierën zyrtare në 22 nëntor 2023 dhe më pas do të shfaqet në Apple TV Pluss.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


POEZI NGA IBRAHIM RUGOVA: O KUJT T’I FALEM N’KËTË ORË T’VËSHTIRË

Me varg në shpirt m’çeli pranvera.
Desha t’jetoj gjithmonë i neshtë.
Më bëhet se do të vajtoj përhera,
Kur po hyj me të madhe në vjeshtë.

Ah, stinë e verdhemtë, stinë e venitur
Vallë, Ty të mallkoi mëma -natyrë?
Që bashk t’shkrihemi kështu t’nemitur,
Mos jemi të mjerë në krijatyrë?

Po ëndrrove me këngë të rritesh,
Dhe ajo jetës përpara t’i flasë.
E di. Me dëngë plot do t’goditësh.
E ngado të endesh veç do të vrasë.

A thua Zoti i madh diti të gjykojë
Që njomakët të kalben shi në vrug.
Apo secili barrën e vdekjes të peshojë
N’zjarr të heshtjes i vetmuar si murg?

I ngopur me të vërtetën në gji,
Vëllau im dole n’mesin me erë.
Mbi fytyrën e re t’ra nji vel i zi –
T’nxuer e t’futi n`kuvli përherë.

O kujt t’i falem n’këtë orë t’vështirë,
Kujt t’ia kërkoj hijen e njomsisë?
Pa frikë. Prore do t’jetë djellamirë –
Pikllimi im, kasnec i gjallë i fuqisë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult