Babai abuzonte me mamanë: Rrëfim prekës i Will Smith, i cili tregon për fëmijërinë e tmerrshme që ka kaluar
“Isha tmerrësisht i frikësuar kur jam bërë baba, ama e dija se nuk doja të isha si im atë që rrinte shumicën e kohës i acaruar.
Unë vetë kam qenë një fëmijë i edukuar dhe xhentil, ama pavarësisht këtyre karakteristikave jam rrahur dhe goditur kushedi sa herë nga im atë.
Pra, me pak fjalë, jam rritur në një familje ku agresioni fizik ishte prezent në pjesën më të madhe të kohës.
Kam pasur plagë të jashtme dhe të brendshme. Kam parë edhe tim atë të dhunonte fizikisht mamanë time. E imagjinoni dot se sa e dhimbshme është një skenë e tillë për një fëmijë? Unë e kam përjetuar dhe di të them se ngjarje të tilla të lëndojnë emocionalisht.
Im atë, kur acarohej, shndërrohej në personin më të egër dhe më pa tru që kam njohur ndonjëherë.
Ai nuk e kuptonte rëndësinë e shkollës.
Më thoshte herë pas herë se e kisha të kotë që shkoja në shkollë, se në fund nuk kisha për të dalë askush në jetë. Pavarësisht këtyre fjalëve, unë shkoja dhe mësoja shumë, sepse e dija që çfarëdo gjëje që dikush do të bëjë, duhet ta bëjë mirë. Kjo gjë mësohet vetëm me studim”.
ObserverKult
Lexo edhe
Rrëfimi për mamanë: Ishte dobësuar tepër, kishte kaluar në dëshpërim- por e mbante gjallë shpresa se do takohej me mua
Marjana Plasoti Rondo ishte vetëm 2 vjeç kur diktatura komuniste kishte hedhur kthetrat e terrorit.
Ishte viti 1945 kur babai i saj Nikolla Plasoti u arratis i vetëm nga Shqipëria për në Greqi, për të mos u kthyer më kurrë. Pasojat e kësaj arratisje i vuajti ajo bashkë me mamanë e saj Jorgjeta Bacu. Ato përjetuan një përndjekje të pafundme nëpër kampet e Shqipërisë komuniste.
Jeta e tyre shkoi mes ndarjeve dhe bashkimeve aty ku mbizotëronte errësira dhe padrejtësia. Marjana Plasoti Rondo ka vuajtur sistemin e persekutimit që në vitin 1961. Atëherë ajo studionte në Shkollën Pedagogjike internohet në kampin e Mamurrasit. Nga aty u lirua tek mbas 30 vitesh në vitin 1988.
Sot ajo është 77 vjeç. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 vjet nga sistemi i egër komunist ajo vuan ende. Nuk ka mundur të rimarrë shtëpinë e saj të zaptuar nga një ish-oficer dege komunist.
Ja çfarë thotë ajo për mamanë…
Lexo tekstin e plotë KETU