Rrëfimi tronditës i Sharon Stone: Ja çka kërkonin producentët…

Një fragment nga libri me kujtime i Sharon Stone, “The Beauty of Living Twice”, u publikua nga Vanity Fair, ku theksoheshin rrëfime tronditëse.

Në nja nga “incidentet” të përshkruara nga Stone, një producent filmi, të cilit nuk ia përmend emrin, i kërkoi asaj të bënte s*ks me një koleg gjatë xhirimeve të filmit në mënyrë që të përmirësonte kiminë e tyre në ekran.

“Mendova se ata thjesht mund të kishin punësuar një aktor të talentuar, dikë që mund ta arrinte një skenë dhe të mbante mend fjalët e tij. Doja të më linin jashtë kësaj. Puna ime ishte të aktroja dhe kështu u thashë”, shkroi Stone, transmeton ‘indeksonline’.

Ajo gjithashtu tha se kjo nuk ishte hera e vetme që një producent i tha asaj të flinte me një koleg.

“Unë kam pasur producentë të tjerë në filma të tjerë që thjesht vijnë dhe të pyesin. ‘Pra, a do bësh s*ks me të, apo jo?… Ti e di që do të shkonte më mirë nëse e bën’.”, shkroi Sharon.

LEXO EDHE: Julia Roberts: Sa do të doja të isha sërish një vajzë e vogël, sepse gjunjtë e vrarë janë më mirë se sa zemra e thyer