Rrëqethëse: Bëhet virale video e djalit të ri që luan në piano teksa Rusia po sulmon Ukrainën

Mëngjesin e ditës së sotme, ushtria ruse filloi sulmin ndaj Ukrainës, duke i zënë të papërgatitur në shumë aspekte ukrainasit, po një video e rrallë u bë virale në rrjetë sociale.

Në video shihet se një djalë luan në piano teksa trupat ruse po pushtojnë qytetin e tij në Ukrainë.

Në hollin e një hoteli në Kharkov, ai luan një kompozim të trishtueshëm në piano, skenë kjo e cila ngjasonte shumë me atë të filmit “The Pianist”, transmeton ‘gazetametro’.

Ndryshe, në orët e hershme të mëngjesit Rusia ka nisur sulmet ushtarake në Ukrainë. Sulmet janë dënuar nga shtetet perëndimore dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare.


Lexo edhe:

FRYMËZUESE: PIANISTJA 97-VJEÇARE PUBLIKON ALBUM TË RI (VIDEO)