Shkrimtari fitues i çmimit Nobel në Letërsi, Orhan Pamuk, po hetohet nga shteti turk për “fyerje” të themeluesit të Turqisë moderne. Dhe tallje me flamurin turk në romanin e tij të ri “Netët e Murtajës”.
Pamuk, i cili i mohon akuzat, e botoi librin në Turqi në muajin mars. I vendosur në një ishull imagjinar osman gjatë një shpërthimi të murtajës bubonike në fillim të viteve 1900. Ankesa e parë kundër librit u tha në prill. Kur një avokat akuzoi shkrimtarin për nxitje të “urrejtjes dhe armiqësisë”, duke fyer Mustafa Qemal Ataturkun. Dhe duke u tallur me flamurin e Turqisë.
Një gjykatë e Stambollit vendosi të mos e çojë kërkesën përpara për shkak të mungesës së provave. Por avokati që ngriti çështjen, Tarcan Uluk, apeloi vendimin. Dhe hetimi tani është rihapur, transmeton ‘a2news.com’.
“Në librin “Netët e Murtajës”, për të cilin punova për pesë vjet, nuk ka asnjë mungesë respekti për themeluesit heroikë të shteteve kombëtare. Të themeluara nga hiri i perandorive apo për Ataturkun. Përkundrazi, romani është shkruar me respekt dhe admirim për këta liderë heroikë”, tha ai.
Ligji 5816, sipas të cilit Pamuk tani po hetohet, synon të mbrojë “kujtimin e Ataturkut” nga fyerja e çdo qytetari turk. Nëse shpallet fajtor, Pamuk do të përballet me tre vjet burg. Në një deklaratë për agjencinë turke Bianet, Pamuk mohoi akuzat e fundit.
Ai u mbështet nga organizatat e fjalës së lirë në mbarë botën. Të cilat u kërkuan autoriteteve të mos e ndjekin penalisht.
“Orhan Pamuk është thesari kombëtar i Turqisë, një pasuri letrare. Fjalët e të cilit jehojnë në të gjithë globin dhe duhet të festohen si të tilla, megjithatë ai e gjen veten edhe një herë në shënjestër të shkrimeve të tij. Autoritetet turke kanë përdorur në mënyrë të përsëritur ligjet penale të shpifjes. Për t’u mbyllur gojën atyre që guxojnë të flasin dhe ky rast nuk bën përjashtim”, tha Burhan Sönmez, presidenti i shoqatës mbarëbotërore të shkrimtarëve PEN International.
Sipas PEN America, të paktën 25 shkrimtarë u burgosën vitin e kaluar nga qeveria turke. Numri i tretë më i lartë në botë. Shoqata Turke e Botuesve u bëri thirrje gjithashtu prokurorëve të heqin dorë nga hetimi.
Pamuk është ndjekur penalisht më parë për “fyerje” pasi kishte përmendur në një intervistë vrasjet e armenëve dhe kurdëve në vitin 1915.
Këto akuza u hoqën në vitin 2006, në të njëjtin vit kur Pamuk fitoi çmimin Nobel në Letërsi. I vlerësuar si një autor që “në kërkimin e shpirtit melankolik të qytetit të tij të lindjes ka zbuluar simbole të reja për përplasjen dhe ndërthurjen e kulturave”.
LEXO EDHE: ORHAN PAMUK: DASHURIA ËSHTË DHIMBJE… DASHURIA ËSHTË LOT