reklamë

RTSH publikon listën/ Këta janë këngëtarët pjesëmarrës në Festivalin e Pranverës

Radio Televizioni Shqiptar ka publikuar listën e këngëtarëve konkurrues të Festivalit të Pranverës.

Ky aktivitet, për të cilin ka nostalgji nga disa breza artdashësish, rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit më 6 dhe 7 qershor, i shoqëruar nga tingujt e Orkestrës së RTSH-së.

RTSH bën të ditur se, Festivali i Pranverës rikthehet si një platformë e fuqishme për promovimin e artistëve shqiptarë, me premtimin për të sjellë muzikë cilësore dhe prodhime që i japin një dimension tjetër artit në vend.

Një nga vlerat më të mëdha të këtij edicioni do të jetë padyshim interpretimi live. Të 20 artistët konkurrues do të ngjiten në skenë të shoqëruar nga Orkestra e RTSH-së. Provat zyrtare me bendin dhe orkestrën pritet të nisin që në javën e dytë të muajit maj.

Këngëtarët që do të konkurrojnë në Festivalin e Pranverës:

Akullthyesit

Alban Çuku

Alegra Jaho

Algert Sala

Arsi Bako

Drina Sheu

Enxhi Kumrija

Erand Sojli

Flavia Zere

Frederik Ndoci dhe Anjeza Marku

Frensi Revania

Herva Novaku

Jet

Kejsi Jazxhi

Martina Serreqi

Niki Zaimi

Peter Pan Quartet

Vesa Kelmendi

Voltan Prodani

Xhon Jesku.

ObserverKult


Lexo edhe:

Rrapo Ormëni, fituesi i çmimit “Vepra më e mirë studimore” në Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik e Shkencor