“Ruaj zërin origjinal të Lasgush Poradecit”, piktori Kostandini zbulon bobinat e viteve ’80

Gjatë rrëfimit të tij në emisionin “Pas Mesnate”, piktori i njohur nga Pogradeci, Anastas Kostandini ka zbuluar dhe disa bobina origjinale nga vitet ’80.

Ai ka theksuar se ato dikur i përkisnin gjeniut të poezisë, Lasgush Poradecit, i cili ka regjistruar me zërin e tij.

Kostandini ka treguar se gjatë momentit të regjistrimit të poezive, Poradeci nuk i lexonte, por i dinte të gjitha përmendësh.

“Kjo është bobina origjinale në fillim të viteve ’80-të dhe Lasgushi me ndihmën e disa progadecarëve me të cilët ishte shumë i afërt dhe ndante shumë gjëra.

Besohej shumë që Lasgushi kishte një filtër shumë të madh nga njerëzit, të cilët i quante falso dhe jo falso. Këta ishin njerëzit e tij të dashur, të cilët ai nuk mund t’i refuzonte. Kishte siguruar një manjetofon shumë modest të një qendre kulturore dhe mundën të regjistrojnë, pasi gjetën dhe një moment shumë të përshtatshëm dhe për vetë poetin që ai të ndihej mirë.

Kështu që ai u ndje shumë mirë dhe i ka regjistruar pa i lexuar, por të gjitha përmendësh. Pikërisht, këtë bobinë e ka pasur një miku i tij i dashur, që gjithashtu ka qenë miku im shumë i dashur.

Ai ma la mua si një relike që mund ta përdorja për lloj-lloj gjërash, por me një shoku tim pogradecar gjithashtu është bërë publike. Kështu që zëri i Lasgush Poradecit i takon të gjithëve tani”, u shpreh piktori./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

PASHKO VASA: UNË TË DUA E TI S’E DI…

Unë të dua e do ta thoja
nëse n’mes të këtij mjerimi,
të një jete lemerie,
n’mendjen time do të shikoja
vezullimin’ e ‘i rreze shprese
përballë gjithë kësaj dashurie.

Unë të dua e ti s’e di…
Po pse vall’ për fat të zi
të t’jap pjesë prej këtij hidhërimi,
kur për mua s’ndrin kurrë më
jo një diell, por flakë e zbehtë
në errësir’ të këtij udhëtimi?

Unë të dua, por gjithmonë
do ta ndryj në shpirt sekretin,
tej kufijsh t’mos kalojë dot
me shqetësim ta turbullojë
prehjen tënde, ty te syri
s’dua të dalë asnjë pikë lot!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult