Ruçi: Besim Zekthi, xhevahir i rrallë në gjerdanin e artë të valles

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjeshtërit të valles popullore shqiptare, në moshën 84-vjeçare të Besim Zekthit.

Teksa i ka shprehur ngushëllimet familjes, Ruçi thotë se Zekthi ishte një xhevahir i rrallë në gjerdanin e artë të valles, folklorit dhe kulturës shqiptare, i cili do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve si shqiponja e valles së shqipeve, që i dha  hijeshi Shqipërisë në skenat botërore.

“Besim Zekthi ishte një valltar i madh, një artist i shquar,  një xhevahir i rrallë në gjerdanin e artë të valles, folklorit dhe kulturës shqiptare.

Zekthi do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve si valltari virtuoz, shqiponja e valles së shqipeve dhe e Shqipërisë në festë, që lartoi dhe i dha  hijeshi Shqipërisë në skenat botërore”, shkruan Kryetari i Kuvendit Ruçi.