Rudian Zekthi: Punë dashurie

U ngrita nga gjumi, thashë:
aq sa i do
askush nuk të do.
Është punë titanësh dashuria, lule titanësh,
ata krijojnë rryma të trasha ndjenje,
po s’qe aq i fortë e aq i zoti
mos i hyr fare punës së dashurisë –
punës së dhurimit të ndjenjave.
Bie mëngjesi
por ty s’të vjen zor
ta mbash hapur dritën
të dëshmosh për natën.
Dikush u tregua i dobët
pluskon neveria përzier me mall,
qielli i njerëzve që njohim
është jeta e shpirtit tonë.
Më mirë të jepesh pas ideve
se të mallkosh
kur s’ke mall.

ObserverKult


ika
Foto ilustrim

Lexo edhe:

RUDIAN ZEKTHI: PUNË DASHURIE

Punë dashurie, poezi nga Rudian Zekthi

U ngrita nga gjumi, thashë:
aq sa i do
askush nuk të do.
Është punë titanësh dashuria, lule titanësh,
ata krijojnë rryma të trasha ndjenje,
po s’qe aq i fortë e aq i zoti
mos i hyr fare punës së dashurisë –
punës së dhurimit të ndjenjave.
Bie mëngjesi
por ty s’të vjen zor
ta mbash hapur dritën
të dëshmosh për natën.
Dikush u tregua i dobët
pluskon neveria përzier me mall,
qielli i njerëzve që njohim
është jeta e shpirtit tonë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


PËR HERË TË PARË NDAHET ÇMIMI ‘POETI LAUREAT’, 25 AUTORË NË GARË

Për herë të parë në Shqipëri, do të ndahet çmimi për “Poetin laureat”. Në garë për këtë çmim disa nga 25 autorët janë, Natasha Lako, Luljeta Lleshanaku, Mimoza Ahmeti dhe Flutura Açka. Vlerësimi do të bëhet në fund të muajit tetor. 

Një tjetër iniciativë e Qendrës Kombëtare të Librit edhe Leximit, kësaj here është çmimi për “Poetin Laureat”. Një çmim ky që ka si qëllim ndërgjegjësimin e lexuesit për poezinë shqipe.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult