Rudina Delia: Vendi ynë nuk na ofron shumë alternativa, aty merren me prapaskena

rudina delia

Sigurisht që ky vend më mban larg nga familja dhe njerëz të tjerë të dashur, malli për detin, vendet që kanë mbajtur ngrohtë fëmijërinë e kanë strehuar ëndrrat e hershme, shprehet këngëtarja Rudina Delia.

Përpos gjithçkaje, mendoj se nuk ekzistojnë vendet ideale. Ne bëjmë ideale jetën me ato çka kemi mundësi të bëjmë, si dhe me zgjedhjet që bëjmë në jetë.

Çfarë të lidh tjetër me Toronton, përveç muzikës dhe si është e përditshmja jote aty?

Në këtë qytet më lidhin miqësitë e vjetra dhe të reja. Kujtimet që kam krijuar këtu, familjarët dhe njerëz të tjerë që i kam pranë si të familjes. Ky qytet të jep mundësi të reja. Mjafton që ti të duash dhe mjafton të punosh fort. Zoti deshi për fat të jem këtu dhe të punoj si artiste, kompozitore dhe po ashtu si, Vocal Coach. Aktualisht jap mësim në një konservator prestigjioz të Torontos.

Kam po ashtu studentët e mi që marrin leksione private, kryesisht dominojnë moshat e rritura. Shkruaj muzikë, realizoj këngët e mia, ndihmoj mjaft artistë të rinj këtu në Toronto. Punoj me ata që duan të mesojnë si të përdorin teknikën vokale dhe vokalin e tyre në mënyrën e duhur. Po ashtu performoj në eventet, festat familjare apo koncertet këtu në Toronto apo USA. Mendoj se të gjitha këto angazhime, janë mëse të mjaftueshme për të më plotësuar artistikisht.

E ardhja jote do jetë jashtë vendit apo do të jesh prezente edhe në vendin tënd me ndonjë projekt?

E ardhmja ime do jetë aty ku zemra do më flejë e qetë dhe e lumtur. Them se me këtë i thashë të gjitha…

Ti ke qenë pjesë e festivaleve në Shqipëri si, Festivali i Rtsh-së, Kënga Magjike, Top Fest. Çfarë ke fituar nga këto eksperienca dhe a do doje t’i ktheheshe konkurimeve?

Në këto festivale kam fituar përvojën, rritjen e vetëbesimit. Kam fituar po ashtu zhgënjimet. Kam kuptuar si kanë fuksionuar prapaskenat, etj. Nuk është e lehtë të merresh me muzikë, sidomos në Shqipëri. Është mjaft e vështirë për një artist t’ia dalë në një treg pa filter, siç është tregu shqiptar. Por duke ju referuar anës pozitive, them me plotë gojën se këto vështirësi gdhendin rezistencën, krenarinë kur ja del me forcat e tua dhe se e mira kurrë nuk humbet, prandaj nuk duhet humbur besimi kurrë./gazetatema.net

ObserverKult

Lexo edhe:

AKTORJA RITA GJEKA RRËFEN JETËN E SAJ: KUR MBYLL DERËN, JAM PRAPË ME XHORXHIN