Rudina Xhunga kujton intervistën e fundit me Parashqevi Simakun: “Ishte e zhgënjyer…”

Gazetarja e njohur, Rudina Xhunga, ka kujtuar në studion e emisionit “Rudina” në Tv Klan, momentin e veçantë kur intervistoi Parashqevi Simakun në 14 shkurt të vitit 1997. Ishte pikërisht kjo datë që shënoi dhe prononcimin e fundit të këngëtares ikonike në Shqipëri.

Gazetarja e njohur Xhunga u shpreh se Parashqevia u zhgënjye kur erdhi në atë kohë në Shqipëri dhe tha se do të kthehej në një moment të dytë.

“Unë punoja te ‘Koha e Jonë’. Më 14 shkurt të vitit 1997, jam në Rogner, intervistoj Parashqevi Simakun. Kisha përpara Parashqevi Simakun, që ishte diva përsëri, e kujtoj si tani, në 4 mars digjet kaseta dhe unë shkoj, shoh kompjuterin e djegur dhe thashë: Këtu Parashqevi Simaku ishte, më këtë pse e dogjën?

Ishte naiviteti i një gazetareje kulture në ’97-ën. Parashqevi erdhi në atë kohë për të prezantuar veten e ribërë, një vete tjetër.

Ishte bashkë me bashkëshortin, Robertin. Ai që e puthi në publik për herë të parë etj etj. Ajo u zhgënjye dhe tha, po vij në një moment të ri.”-përfundoi ajo. /living.al

ObserverKult


Lexo edhe:

LINDITA THEODORI FLET PËR RAPORTIN QË E KISHTE ME PARASHQEVI SIMAKUN: “JA ÇKA THA PËR MUA…”

Lindita Theodori ka qenë një nga artistet më të njohura të skenës shqiptare përpara viteve ’90. Kohë më parë ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në të cilin rrëfeu detaje të shumta nga karriera dhe jeta e saj.

Gjatë intervistës, Lindita foli edhe për raportin special me një tjetër ikonë të muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.

Ajo rrëfeu se miqësia mes të dyjave lindi pas një kënge që ato kënduan në festival pas një tërmeti.

“Ra një tërmet atëherë dhe unë me Parashqevinë kënduam një këngë për tërmetin të dyja dhe rastësisht pastaj flinim të dyja në një dhomë në hotel ‘Vollga’ dhe u miqësuam goxha.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult