Rudina Xhunga vjen me librin e ri për fëmijë

Këtë fundvit, gazetarja Rudina Xhunga dhe vajza e saj, Alana, kanë një dhuratë shumë të bukur për fëmijët. “Tregimet e Pitilushes” që pasojnë “Përrallat e Pitilushes”.

Tani që Pitilushja u rrit, ajo do që t’i tregojë dhe t’i tregojnë. Siç do edhe çdo fëmije që ka mbushur 6 vjeç dhe do të lexojë këtë libër që është për fëmijë mbi 6 vjeç.

Rudina dhe Alana sollën historitë që u kanë ndodhur atyre, gjatë 2020-ës. Ilustrimet u krijuan nga të vegjlit, Alana, Johani dhe Edi nga Londra, Emi, Pati, Sara, Sibora, Sofi, Krista dhe Johani nga Tirana.

“Por çdo fëmijë ka një vend në këtë libër. Një faqe bosh është për ty dhe vizatimin tënd. Kur ta mbarosh librin shkruaj në [email protected] dhe vitin që vjen do të shohësh pikturat e tua në libër.

Sepse kjo është këshilla më e mirë për çdokënd: Uluni dhe shkruani çdo gjë që ju ka ndodhur këtë vit. Me shkronja, ose ngjyra. 2020 ndodh një herë në 100 vjet. Dhe ne ishim dëshmitarë”, transmeton ‘panorama.com.al’.