Rudolf Stambolla: Mall i dashurisë (teksti dhe kënga)

Ndërkohë që me andje edhe sot dëgjohen këngët e tij, përfaqësuesi i muzikës së lehtë shqiptare, Rudolf Stambolla, njëherit njihet edhe si themeluesi i muzikës moderne shqiptare.

Ju ftojmë ta lexoni tekstin dhe ta dëgjoni këngën “Malli i dashurisë” intepretuar nga ky këngëtar:

Natë e qetë natë maji, hëna farfuron
ç’po ja nis një këngë malli, bilbili po këndon
ç’po ja nis një këngë malli, vetëm n’arrati
ç’të mundon bilbili i majit, pse po mekesh ti

ç’po ja nis një këngë malli, vetëm n’arrati
ç’të mundon bilbili majit, pse po mekesh ti

Zëri yt më ndezi gjinë me një zjarr të rrallë
mos vajton për dashurinë, me kaq dhimbje vallë
ç’mu përgjegj me dritherimë zogu vogël o
pse ma merr ti këngën time, për trishtim djalo

ç’mu përgjegj me drithërimë zogu vogël o
pse ma merr ti këngën time, për trishtim djalo

ObserverKult

———————————–

Lexo edhe:

RUDOLF STAMBOLLA: TI M’KE BRAKTISË, QOFSHIN HARAM NDJENJAT E MIJA…(TEKSTI DHE KËNGA)

Kur gjethet bijnë në vjeshtë dhe m’dukesh n’vaj natyrë
Për ty s’mundem me heshtë, si gjethja bahem n’ftyrë
E zverdhun dhe e ngrime, si barnat ne Kallnur
Po del kjo kanga ime ankuse thell n’krahnur.

Ti m’ke braktisë, qofshin haram ndjenjat e mija
Se larg dashnisë, t’lindi n’zemër pabesia,
Ke me u pendue, por at’her ka me qen’ vonë
dhe tuj lotue do t’vij nermen dashnia jonë.

T’kujtohen ty pranverat ah puthjet me pasion
Dhe fjaltë e tua nga hera kjo zemër si harron
Nëqoftse gjethet ranë të vyshkuna mbi dhe
At’her kam me besue se sa e pabesë ti je…

Ti m’ke braktisë, qofshin haram ndjenjat e mija
Se larg dashnisë, të lindi n’zemër pabesia
Ke me u pendue, por at’her ka me qenë vonë
dhe tuj lotue do t’vij nermen dashnia jonë…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU