Rudolf Stambolla: Një djalë po këndonte një kangë për dashuri (teksti dhe video)

Ju ftojmë të ndiqni këngën “Nën dritare kënduar nga Rudolf Stambolla:

Mbrëmë nën dritare, ndëgjova përsëri
Të njëjtin zë kitarë, të njëjtën melodi
Ëmbël tingëllonte kitara në qetësi
Një djalë po këndonte një kangë për dashuri

Hana lozonjare, ndriçonte me shkëlqim
Djaloshi nën dritare po e priste pa durim
Vasha si engjëllushe, plot me gaz te djali shkon
Dhe nën rrezen e asaj hanë një të puthur i dhuron…

Hëna dëshmitare nga larg i përgjon
Pastaj nën at’ dritare një rreze i lëshon
Çifti i përqafuar lundronte në mendim
Për t’ardhmen e gëzuar, që priste pa durim

Hana lozonjare, ndriçonte me shkëlqim
Djaloshi nën dritare po e priste pa durim
Vasha si engjëllushe, plot me gaz te djali shkon
Dhe nën rrezen e asaj hanë një të puthur i dhuron…

ObserverKult


Lexo edhe:

“MALLI I DASHURISË”, KËNGË E PAHARRUAR NGA RUDOLF STAMBOLLA

Natë e qetë, natë maji, hëna farfuron
ç’po ja nis një këngë malli, bilbili po këndon
ç’po ja nis një këngë malli, vetëm n’arrati
ç’të mundon bilbili majit, pse po mekesh ti

ç’po ja nis një këngë malli, vetëm n’arrati
ç’të mundon bilbili majit, pse po mekesh ti..

Tekstin e plotë dhe këngën e gjeni KËTU


Lexo edhe:

RUDOLF STAMBOLLA: PËRSËRI KE ME U AFRU… (TEKSTI DHE KËNGA)

Ti, përsëri ke me u afru,
përsëri ke me andrru n’krahët e mij moj vajzë
Ti, vetëm ti për mu je shpresë,
se mëngjezit ti je vesë, vjollcat i freskon
Vashë, ti ushqen frymëzimin tim,
më mbush zemrën me gëzim,
oh ta dish sa t’dashuroj…

Tekstin e plotë dhe këngën e gjeni KËTU