Një foto interesante është publikuar në faqen “Fotografitë që kanë bërë historinë”:
Kjo foto nga Gegë Marubi paraqet motrën e Mbretit Zog, Princeshën Ruhije, gjatë një stërvitjeje.
Nuk dihet se ku është shkrepur fotoja, por gjithsesi arrijmë të kuptojmë se Princesha është duke praktikuar hipizmin, transmeton ‘konica.al’.
Statusi i plotë
Disiplinat e ndryshme sportive praktikoheshin edhe nga femrat.
Ky imazh i Gegë Marubit na paraqet motrën e Mbretit Zog, Princeshën Ruhije, gjatë një stërvitjeje.
Ndonëse nuk dimë vendin se ku është shkrepur, fotografia duket sikur na paraqet një moment nga jeta private e Princeshës në praktikimin e hipizmit.
@ Muzeu Marubi, Gegë Marubi, Ruhije Zogu në kalë, 1937.
————————————————————————————
LEXO EDHE: Çfarë i propozoi mbreti Zog Fan Nolit në Shqipëri?
“L’Express de Mulhouse” ka botuar, të shtunën e 2 prillit 1938, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me qëllimin kryesor të udhëtimit të motrave të mbretit Zog në Amerikë. Të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Qëllimi i vërtetë i udhëtimit të motrave të mbretit Zog në Amerikë
“Londër, 1 prill. – Mësojmë se qëllimi i vërtetë i udhëtimit të motrave të mbretit Zog në Amerikë, nuk ishte vetëm dëshira për të studiuar jetën në Shtetet e Bashkuara, apo për të bërë disa blerje, por për të gjetur mënyrën sesi të lehtësohej pajtimi i mbretit të Shqipërisë me peshkopin Fan Stilian Noli, i cili ishte kreu i Kishës së Krishterë në Shqipëri dhe Kryeministër, para kryengritjes së mbretit të ri, i cili detyroi prelatin të largohej dhe të nisej në Amerikë ku ai u bë shpejt udhëheqësi i të krishterëve shqiptarë që janë mjaft të shumtë në zonën e Bostonit.
Peshkopi Fan Stilian Noli, i diplomuar në Universitetin e Harvardit. I cili ka studiuar në Londër dhe Paris, është një njeri i shquar, me të cilin, mbreti Zog synon të bashkëpunojë.
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU