Rumi: Një gotë dhembje

Më pa Vuajtja tek pija një gotë
dhembje mbushur plot, e bërtiti fort:
-“I ëmbël, ë, si tu duk ky ballsami?
Ma nxore bojën, ma prishe pazarin!
Do t’më mbetet gjithë dhembja pa shitur”
-tundi kryet Vuajtja e mërzitur.
“Se tani, që të gjithë do ta dinë,
se s’është helm dhembja, por bekim”

Shqipëroi: Maksim Rakipaj