Sa më e madhe dashuria, aq më e madhe është tragjedia kur dashuria të përfundojë

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm!

“Ne humbim kohë duke e kërkuar dashurinë ideale, në vend se ta krijojmë dashurinë ideale.”
– Tom Robbins

“Sa më e madhe dashuria, aq më e madhe është tragjedia kur dashuria të përfundojë.”
– Nicholas Sparks

“Gjeje atë që e do dhe lëre të të vras.”
– Charles Bukowski

“Nëse dashuria nuk është çmenduri, ajo nuk është fare dashuri.”
– Pedro Calderon de la Barca

“Dashuria është një dëshirë e papërmbajtshme për të qenë i dëshiruar në mënyrë të papërmbajtshme.”
– Robert Frost

ObserverKult

—————————————————————–

LEXO EDHE: THËNIE MOTIVUESE NGA OPRAH WINFREY: TI MBAN PËRGJEGJËSI PËR JETËN TËNDE…

ObserverKult ua sjell disa thënie të Oprah Winfrey:

“Çdo gjë që mund ta imagjinosh, mundet ta realizosh”.

“Ti mban përgjegjësi për jetën tënde. Nuk ke pse fajëson dikë tjetër për vendimet e tua. Jeta ka të bëjë me të ecurin përpara”.

“Ktheji plagët e tua në urtësi”.

“Zbulimi më i madh i të gjitha kohërave është se njeriu mund ta ndryshojë të ardhmen e tij, duke ndryshuar sjelljen e tij”.

“Arsyeja se pse kam qenë përherë e suksesshme nga ana financiare, është se asnjëherë fokusi im nuk kanë qenë paratë, për asnjë moment”.

“Çelësi i realizimit të një ëndrre nuk është të përqendrohesh tek suksesi, por tek domethënia. Vetëm atëherë edhe hapat e vegjël dhe fitoret e vogla përgjatë rrugës do të kenë kuptim tepër të madh për ty”.

“Është besimi në trupat, mendjet dhe shpirtërat tanë që na lejon ne të kërkojmë për aventura të reja”.

“Ajo që unë e di me siguri, është se nëse bën një punë që të pëlqen dhe ajo punë të plotëson, atëherë çdo gjë tjetër do të vijë vetë”.

“Ti bëhesh ai që beson se mund të bëhesh. Ti je ai që je sot, bazuar në atë çfarë ke besuar në të shkuarën”.

“Ji falënderues për ato që ke: do të përfundosh duke pasur akoma më tepër. Nëse përqendrohesh tek ato që nuk ke, nuk ke për të pasur asnjëherë mjaftueshëm”…

TË TJERA THËNIE NGA OPRAH WINFREY MUND TË LEXONI DUKE KLIKUAR KËTU