Sa më shumë plakem, po e kuptoj se do duhej ta përdorja më shpesh atë ‘vafshi në djall”!

Nga Donna Ashworth

Sa më shumë plakem, aq më shumë kuptoj se e gjithë kjo bisedë rreth grave që “janë çmendur” është në të vërtetë ajo rreth grave që zgjohen një ditë dhe duke rrufitur kafenë, befas ndiejnë një zemërim brenda vetes për jetën që ju ka ‘rrëshqitur’ mes gishtave.

Të zemëruara që ato e ndrydhën veten gjithë këto vite duke u përpjekur të përputhen me atë që të tjerët dëshironin që ato të ishin.

Të tërbuara që nuk thanë më shumë, ose…pse nuk thanë “vafshi në djall të gjithë” dhe pse nuk vendosën të bënin më shumë për veten e tyre.

Të tërbuara që ndjenjat e tyre, emocionet dhe dëshirat u cilësuan si ‘hormonale’ gjatë gjithë këtyre viteve, si një justifikim i çalë për t’i mashtruar ato dhe për të mos u përballur me sjelljet e tyre gjoja “të këqija”.

Dhe ky quhet ZGJIM!
Sa më shumë plakem, aq më shumë kuptoj se…Jo!!! Gratë nuk po çmenden!!
Në fakt, ato po bëhen gjithnjë e më të arsyeshme!/ ObserverKult


Lexo edhe:

PLAKJA, AH KJO FËMIJËRI E DYTË…

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit, Sergio Bambarén:
Plakja, ah kjo fëmijëri e dytë, e tmerrshme…

Rreziku i vetëm në jetë është të mos duash të rrezikosh asgjë.

Çelësi i lumturisë është të ëndërrosh. Çelësi i suksesit është të bësh në mënyrë që ato ëndrra të realizohen.

Lumturia nuk lind nga paraja dhe nga suksesi material. Por nga dashuria për gjërat e thjeshta, nga ngrohtësia e një familje, nga qetësia e brendshme.

Beso tek forca e ëndrrave të tua dhe ato do të bëhen realitet…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU