Sa më shumë pushtet të kesh, aq më e vështirë është të kuptosh se kush po të gënjen dhe kush jo

Gabriel Garsia Markez Marques markez

“Njeriu me pushtet” nga Gabriel Garcia Marquez:

Sa më shumë pushtet të kesh, aq më e vështirë është të kuptosh se kush po të gënjen dhe kush jo. Kur dikush arrin pushtetin absolut, ai nuk ka më kontakt me realitetin, dhe ky është lloji më i keq i vetmisë që ekziston.

Një person shumë i fuqishëm, një diktator, është i rrethuar nga interesa dhe njerëz, qëllimi përfundimtar i të cilëve është ta izolojnë atë nga realiteti; gjithçka bashkohet për ta izoluar.

Jam i sigurt se është e pamundur të ushtrosh pushtet nga pjesa më e lartë e piramidës, sepse urdhrat transformohen teksa zbresin nga shpati dhe arrijnë në fund të shndërruara në urdhra të tjerë.

Strategjia për të ruajtur pushtetin, si dhe për të mbrojtur veten dhe famën, përfundojnë të jenë të ngjashme. Kjo është pjesërisht shkaku i vetmisë në të dyja rastet. Por ka edhe më shumë: mungesa e komunikimit të pushtetit dhe mungesa e komunikimit të famës e përkeqësojnë problemin.

Në fund të fundit, është një problem informacioni që përfundon duke u izoluar nga realiteti i pakapshëm dhe në ndryshim.

Pyetja e madhe kur ke pushtet dhe famë do të ishte atëherë e njëjta: “Kujt t’i besosh?” E cila, të çon në ekstremet e saj delirante, ku duhet t’i bësh vetes pyetjen e fundit: “Kush dreqin jam unë?”

Përktheu:Bajram Karabolli

ObserverKult  


Gabriel Garcia Márquez
Gabriel José de la Concordia García Márquez (6 mars 1927 – 17 prill 2014)

Lexo edhe:

GABRIEL GARCIA MARQUEZ: PASHË VDEKJEN DHE MË KËRCËNOI…

Vdekja në Samarë

Shërbëtori, i tmerruar, shkon me vrap te shtëpia e pronarit të vet.

– Zotëri! – i drejtohet duke iu dridhur buza. – Pashë vdekjen te tregu dhe më bëri një shenjë kërcënimi.

Pronari i dha një kalë, para, dhe i thotë:

– Mbathja, o burrë, për në Samarë.

Dhe shërbëtori, sakaq, u nis.

Po atë ditë, pasdite, pronari takon vdekjen në treg dhe e pyet:

– A është e vërtetë se i ke bërë shenjë kërcënimi shërbëtorit tim, sot në mëngjes?

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult