Nga Arjola Zadrima
Kam gjithë ditën me zemër të ngrieme, në orën 4 të nadje mu tunden themelet e qënies NANË.
Jam njish me të prekunit e këtij tërmeti të fuqishëm. Uroj më gjithë shpirt sonte të kenë një strehëz të vogël e pak dritë ngushëllimit nga të mbijetumët. Asht e vështirë me thanë, asht e vështirë me u vu në vendin e atyne që u flenë të dashtunit nën rrënoja. Zot banu ndihmë, Zot jepu forcë me përballu.
Nuk më kalon trishtimi, më ka shoqnu gjithë ditën e sa herë jemi lëkundë prej tërmetit sot atje kam çue mendje. Lutem mos të ketë ma lëkundje, as viktima tjera, nuk na mbart ma zemra , e nesërmja kjoftë shpresë , dhe një ditë tjetër për më kenë.
Miq të gjithë bashkë mundena më ja dalë edhe tërmeteve.
Sa pak na kushton më u dashtë e sa shumë jetë mundena me shpëtu.
Ju gjetë shndofsh e mirë nadja e nesërme / ObserverKult