Çlirohu prej natës së gjatë të kësaj stine
prej ëndrrës lazdrane që përsëritet syve tëtu
me trupin tim të zbardhur nga krahneza
Kthemë aty ku isha rrajë Çepurit e Rrezes
tek ai frashër trupdrejtë e lëkurëdendur
e i lëmuar prej duarsh tua të njoma
Nuk më kanë rënë krejt gjethet sythat e rij
as lulet e zverdhura që m’i dhuroi pranvera
prej lotëve të këtij qielli që rigojnë mbi mua
Dëbomë tash prej asaj blertësie që më mban
prej asaj dhome ku i vetmi peng jam unë
ndryshe nuk mund të dal t’i prekë shtigjet majat
Më shumë se ç’të dhashë tjetër gjë më s’kam
përveç krojeve të pashterrshme të zemrës
e këtë ditë që nuk nis as mbaron pa ty
Më shpërgjumë nga kjo botë e errur larg tretmë
prej asaj qiellnaje që mban në vete hiçmë
e lermë sall aty ku ëndërrova tërë një jetë.