Ti mund të largohesh
mund dhe të mos kthesh fare kah unë
e t’ mos më mungosh as dhe një sekondë
Mosprania fiizike s’është mungesë
Mungesa ndodh
kur ty fare do të fshija nga mendja
gjë që s’e bëj për t’ gjallë
Do ta doja një çast
më të shkurtër se vetë çasti
do ta dëshiroja me ëndje
të më mungosh sall pak
po
nuk e kam atë fat
Unë i dënuari i lumtur të kujtoj
dhe në çastin kur Ti më harron