Sabit Rrustemi: Edhe kur pelim pikojnë buzët e tua

sabit rrustemi

Sa ditë kaluan
e asnjë fjalë
asnjë varg për Ty
e bukura
e mira ime
e madhja
e vogla
krejt ajo që je
sa je
e ku je

Nuk të bëra zë e nuk të shkrova
as edhe një brengë me Ty s’e qava
e nuk të harrova …

Në ditët që vijnë
do të bëhem sy e veshë
një i vetëm do të bëhem
thellësive të patrazuara të botës sate
do të zhytem
të pushoj paqësisht aty te rrënjët e Tua
e të pëshëris
vetëm duke i lëvizur buzët e mia
si ajo puhizë gjethet e një mështekneje të bardhë
edhe kur pelim pikojnë buzët tua
të dua

(12 qershor 2020)